Lajme
Parlamenti zviceran do të frenojë me taksa blerjet jashtë vendit
Mocioni niset nga fakti se përmes "Shopping turizmit" çdo vit rreth 10 miliardë franga zvicerane rrjedhin jashtë vendit dhe kjo dëmton ndjeshëm tregtinë lokale
Blerjet jashtë vendit në të ardhmen pritet t`i nënshtrohen një tatimi. Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar sot një mocion përkatës me të cilin ka për qëllim të inkurajojë zviceranët që të kryejnë blerjet në vendin e tyre, shkruan 20minuten.ch.
Sipas gjendjes së tashme, kushdo që bën pazar jashtë vendit deri në shumën prej 300 frangash lirohet nga TVSH-ja e huaj dhe nuk paguan asnjë taksë importi, transmeton albinfo.ch. Por, kjo tani duhet të ndryshojë pasi që dhoma e përmendur parlamentare ka miratuar mocionin përkatës nga Komisioni i Financave.
Mocioni niset nga fakti se përmes “Shopping turizmit” çdo vit rreth 10 miliardë franga zvicerane rrjedhin jashtë vendit dhe kjo dëmton ndjeshëm tregtinë lokale me pakicë. Ky mocion, prandaj, synon t’i kundërvihet turizmit të blerjeve.
Si masë për të realizuar këtë është propozuar: Kufiri i përjashtimit nga taksat duhet të ulet, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë që në të ardhmen, turistët blerës do të duhet të taksojnë mallrat e tyre edhe kur ato vlejnë më pak se 300 franga .
Mocioni nuk përcakton se sa i ulët duhet të jetë kufiri i vlerës që do t`i nënshtrohet taksimit. Por, ekziston një propozim për ta rregulluar këtë në kufirin minimal (de minimis) të eksportit nga vendi i origjinës.
Ky është “kufiri de minimis”
Kufiri “de minimis” është shuma minimale e blerjes jashtë vendit që duhet të arrihet për dyqan ose për faturë në mënyrë që të mund të rimbursohet TVSH. Në Francë kjo është 175 euro ndërsa në Austri, 75 euro. Në Gjermani, ka pasur vetëm një limit de minimis prej 50 eurosh që nga fillimi i vitit 2020.
Sidoqoftë, Këshilli Federal ka vendosur të hedhë poshtë iniciativën: Sipas Ministrit të Financave, Ueli Maurer, kjo nuk e zgjidh problemin e turizmit për blerje, transmeton albinfo.ch. Frangu i fortë ashtu si dhe pagat dhe çmimet më të larta në Zvicër çojnë shumë më tepër peshë, argumenton ai.
Edhe eksperti i shitjes me pakicë Marc C. Riebe ka mendim të ngjashëm: “Sfida është struktura e çmimeve në Zvicër. Vetëm nëse çmimet në Zvicër do të binin në Zvicër, turizmi për blerje do të humbte me të vërtetë atraktivitetin e tij”.
.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














