Parlamenti Evropian e ka përsëritur kërkesën se Serbia duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian.
Nga llogaria zyrtare e Parlamentit Evropian, përmes një postimi në “X”, Serbisë i është ritheksuar kërkesa për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.
“Serbia duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në postim, transmeton albinfo.ch.
Tutje, përmendet edhe nevoja e zgjedhjeve të ndershme për zgjidhje të krizës politike në Serbi.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të nevojshme për zgjidhjen e krizës politike”, thuhet tutje në postim.