Lajme
Parashikohen afro 10 miliardë dollarë fitime për linjat ajrore gjatë vitit 2023
Fitimi i linjave ajrore globale gati do të dyfishohet, pavarësisht ngadalësimit ekonomik, parashikon Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).
Linjat ajrore pritet të kenë 9.8 miliardë dollarë fitim neto më 2023, nga një parashikim i dhjetorit prej 4.7 miliardë dollarësh.
“Vitet e pandemisë janë pas nesh dhe kufijtë tashmë janë të hapur si normalisht”, tha Drejtori i Përgjithshëm, Willie Walsh, në takimin vjetor të IATA.
Linjat ajrore globale kanë raportuar në muajt e fundit rezultate të larta teksa përgatiten për një sezon të ngarkuar veror, me kërkesën për udhëtime që nuk tregon shenja rënie pavarësisht kulmit të inflacionit. Presioni nga çmimet e naftës është ulur gjithashtu këtë vit.
Nivelet e të ardhurave për vitin 2023 po afrohen gjithashtu me nivelet e para pandemisë, në një parashikim prej 803 miliardë dollarë kundrejt 838 miliardë dollarëve në vitin 2019.
IATA pret që 4.35 miliardë njerëz të udhëtojnë këtë vit, jo shumë larg 4.54 miliardë pasagjerëve që fluturuan më 2019.
Shifrat shënojnë një kthesë të rëndësishme për industrinë e linjave ajrore, e cila transportoi vetëm 1.8 miliardë pasagjerë në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, me një humbje prej 76 dollarësh për udhëtar. Industria e aviacionit pësoi humbje neto prej 183 miliardë dollarësh midis viteve 2020 dhe 2022 pasi bllokimet goditën udhëtimet.
“Shumë njerëz jo vetëm që duhet të udhëtojnë, por duan të udhëtojnë. Dhe ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjatë këtij viti. Aeroportet janë më të ngarkuara, numri i hoteleve po rritet, ekonomitë lokale po ringjallen dhe industria e linjave ajrore ka kaluar në përfitim”, tha Walsh.
Walsh u tha delegatëve nga rreth 300 linja ajrore se sfidat e vazhdueshme, të tilla si problemet e zinxhirit të furnizimit dhe rritja e tarifave të aeroportit, po zvarritnin rimëkëmbjen e industrisë./ CNN
E-Diaspora
-
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 24 korrik, pasi u përfshi në një aksident të... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova












