Të tjera
Paralajmërohen stuhi të forta në Ballkan
Një sistem shumë i fortë stuhish me vetëtima dhe bubullima masive në këto çaste po qarkullon shumë afër Sarajevës në Bosnjë e Hercegovinë dhe pritet të përfshijë edhe kryeqendrën boshnjake.
Atmosfera është destabilizuar fuqishëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, perëndim të Serbisë si dhe ka disa sisteme të izoluara në Kroaci dhe Mal të Zi. Përderisa në këto rajone moti është freskuar, në viset tona ende po mbretëron vapa e fortë me zagushi, sidomos në Shqipëri dhe Dukagjin.
Nesër kjo masë jostabile ajrore pritet të shtrihet edhe në Kosovë, shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë, erëra kalimthi të fuqishme dhe breshër. Temperaturat po ashtu shënojnë ulje dhe ditëve të ardhshme na pret mot më i këndshëm./MeteoBallkan
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













