Kosova
Paralajmërohen protesta kundër taksave në Rrugën e Kombit
Banorët e zonave tjera përveç Kukësit kanë paralajmëruar protesta për shkak se ata nuk janë përfshirë në uljen e fundit që ka bërë Qeveria
Të hënën e javës së ardhshme pritet që të hyjë në fuqi taksa për qarkullim në Rrugën e Kombit, ndërsa kompania që ka marrë me koncension shërbimin, ka zgjeruar në 10 sportele pikën e pagesës dhe tashmë është në fazën e testimit të sistemeve. Por duket se edhe kësaj radhe pagesa për rrugën ka lënë shumëkënd të pa kënaqur.
Për çmimin e lartë janë ankuar kosovarët madje Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar që të ndërpriten shkëmbimet tregtare me Shqipërinë. Por kjo nuk është e tëra pasi banorët e zonave tjera përveç Kukësit kanë paralajmëruar protesta për shkak se ata nuk janë përfshirë në uljen e fundit që ka bërë Qeveria.
Protesta kanë paralajmëruar edhe bizneset. Tarifat bazë janë: për motor 2.5 euro, vetura 5 euro, autobusë dhe kamionë 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?