Lajme
FSK dhe zjarrfikësit nga Kosova ndihmojnë Kukësin
Pamje nga intervenimi i FSK-së dhe zjarrfikësve nga Kosova në shuarjen e zjarreve në Kukës
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka publikuar pamje nga intervenimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësve të Kosovës gjatë shuarjes së zjarreve në Kukës.
Përmes një postimi në Facebook, Gjici ka falënderuar kosovarët për ndihmën e ofruar.
“Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovarë që në ditët më të vështira u gjendën pranë nesh”, shkruan Gjici.
Tutje, ai ka njoftuar se po vazhdon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit.
“Vazhdon pa ndërprerë operacioni i shuarjes së vatrave të zjarrit, në majën e Rrunës. Ku po bëhet e pamundura për shuarjen e kësaj vatre të rrezikshme. Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovarë që në ditët më të vështira u gjendën pranë nesh. Vazhdon puna pa ndërprerë në terren”, shkruan ai.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













