Lajme
Pacolli “barazohet” me Jahjagën dhe Thaçin
Ai i ka përshkruar të tjera detyra vetes nga ato që parasheh Rregullorja dhe do të angazhojë staf përtej asaj çfarë lejon kjo rregullore
Behgjet Pacolli nuk ka përfilluar fushëveprimin e tij si kryeministër të paraparë në Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative, të Zyrës së kryeministrit, të cilën e ka nxjerrë Qeveria.
Por, ai ia ka përshkruar të tjera detyra vetes nga ato që parasheh Rregullorja dhe do të angazhojë staf përtej asaj çfarë përcakton kjo rregullore. Se çfarë do të bëjë në cilësinë e zëvendëskryeministrit, Pacolli në detaje i ka listuar kompetencat në një dokument që e ka emërtuar “Memorandum përshkrues për angazhimin e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës”.
Në një kopje të siguruar nga Koha Ditore shihet rol i madh i Pacollit në adresimin e çështjeve në fushën e diplomacisë dhe të ekonomisë.
“Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli duhet të përfshihet në protokollin e takimeve me zyrtarë të lartë, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, të industrisë, ekonomisë, etj., që vizitojnë Kosovën, krahas takimeve me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës”, thuhet në përshkrimin e kompetencave që ia ka parashkruar vetes Behgjet Pacolli, të cilat kanë marrë bekimin e kryeministrit Hashim Thaçi.
Pacolli është zgjedhur zëvendëskryeministër kohë më parë, pasi atë e rrëzoi nga posti i presidentit Gjykata Kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes në Kuvend.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












