E-Diaspora
Kosovare Rrustemi, zëri i shqiptarëve në Kantonin e Soloturnit
Kosovarja është nga Zhegra e Gjilanit, si dhe motra e boksierit të njohur shqiptar, Erzen Rrustemi. Zgjedhjet kur ajo kërkon votën janë më 4 mars të këtij vitit
Shqiptarët vazhdojnë të kenë suksese në diasporë. Ata janë imazhi më i mirë për shqiptarët që jetojnë në diasporë, si dhe zëri i tyre i fuqishëm.
Njëra ndër to është edhe Kosovare Rrustemi, e cila ka për synim postin e deputetes në Kantonin e Solotunit në Zvicër, raporton albinfo.ch.
Kosovarja është nga Zhegra e Gjilanit, si dhe motra e boksierit të njohur shqiptar, Erzen Rrustemi. Zgjedhjet kur ajo kërkon votën janë më 4 mars të këtij vitit.
Zonja Rustemi kandidon për Partinë Socialdemokrate të Zvicrës (SP)
Ajo është kryetare e grupit vullnetar të Terre des Hommes në Bernë. Kosovare Rustemi jeton në Bernë të Zvicrës dhe ka ndikuar ndjeshëm në inicimin e aksionit në fjalë. Përkujdesja e klientëve në shtypshkronjën Rubmedia, gjithë kohën e saj të lirë e kalon në ndihmë fëmijëve. Me angazhimin e saj si kryetare e grupit vullnetar të Terre des Hommes nga Berna, ajo ka dënuar stereotipat negative për kosovarët.
Kosovare Rustemi bashkë me pronarin e një shitoreje në Bernë, Alfred Burri, dhe gazetën «Könizer Zeitung» kanë lancuar aksionin «Gurtenfeuerëerk fürs Herz» dhe me shitjen e këtyre certifikatave, gjysma e të hollave do të shkojë në llogarinë e “Terre des Hommes” për projektin “Një udhëtim për të shpëtuar jetë”. Në kuadër të këtij projekti, do të operohen në Zvicër fëmijët të cilët nuk kanë mundësi një gjë të tillë ta bëjnë në vendlindje.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












