Kosova
Osmani: Prishtina nuk ia pati kurrë frikën Beogradit
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk duhet t’ia ketë frikën presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Serbisë, sipas saj, frikën Prishtina nuk ia pati kurrë Beogradit.
Në paraqitjen e saj për 25-vjetorin e NDI-së, ajo ka theksuar se Kosova është e vendosur të mbrojë territorin dhe sovranitetin.
Sipas saj, rritja e ushtarëve të NATO-s tregon se edhe partnerët tanë duan të mbrojnë paqen dhe sovranitetin e Kosovës, raporton indeksonline, përcjell Albinfo.ch.
“Asesi nuk duhet pasë frikë nga Vuçiqi, Kosova nuk ka pasur frikë nga Serbia as në vitet e 90-ta, kur as nuk e kemi pasë shtetin tonë, dhe as institucionet demokratike dhe të fuqishme që janë tani. Institucionet tona të sigurisë janë të gatshme që në çdo moment ta mbrojnë çdo cep të territorit të Kosovës dhe çdo qytetar, pavarësisht etnisë. Për më tepër, kemi edhe katërfishim të prezencës së NATO-s në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, që tregon edhe përkushtimin e forcave të NATO-s e partnerëve tanë për ta mbrojtur paqen dhe sigurinë në vendin tonë”.
“Dhe jo vetëm prezencë ushtarake, por kemi edhe prezencë të mjeteve ushtarake, të cilat i shfrytëzon NATO-ja, dhe në të njëjtën kohë dhe me armatimin që e ka e blerë Republika jonë, dhe me forcimin e çdoditshëm të institucioneve të sigurisë, jemi shumë më të fortë seç kemi qenë më parë”.
“Mbi të gjitha është vendosmëria dhe vullneti i palëkundur i Republikës së Kosovës që me çdo çmim ta mbrojmë territorin tonë, shtetin tonë, sovranitetin dhe pavarësinë, e cila është fituar me shumë sakrificë”, ka thënë Osmani.
Më tej, ajo ka theksuar se aleatët e Kosovës i bën të ditur Vuçiqit kufijtë e Kosovës dhe se do të vazhdojnë t’ia bëjnë të ditur këtë.
“Vuçiqi mund të mendojë çkado i takon mendësisë së Millosheviçiqit, Millosheviçiq ka menduar edhe në atë kohë që është mbi tërë botën, dhe që pjesa tjetër janë të vegjël, por e ka marrë përgjigjen e merituar, edhe në këtë rast Vuçiqi mund të mendojë se është i fuqishëm, por ai në të njëjtën kohë i di kufijtë shumë mirë, sepse bota demokratike e udhëhequr nga ShBA-ja ia ka bërë atij të ditur shumë mirë kufijtë, dhe këtë ia bënë të ditur çdo ditë, kështu që ata e dinë se diçka të tillë si Banjska sërish përsëri do të dalin humbës, do të ikin këmba-dorasi nga profesionalizmi dhe vendosshmëria e Policisë së Kosovës”, ka pohuar Osmani./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













