Shqipëria
Opozita në Shqipëri, kundër zgjedhjeve lokale
Dy partitë opozitare në Shqipëri, LSI-ja dhe PD-ja, i janë përgjigjur thirrjes së OSBE-së për zgjedhjet lokale, duke shprehur bindjen se ky proces është thjesht kalimtar në kushtet e shitblerjes së votës përmes grupeve kriminale.
Nga Shkodra, pas një takimi që pati me qytetarët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se është e pamundur të përfshihesh në garë pa garantuar më parë zgjedhjet e lira e të ndershme, përcjell albinfo.ch.
“Nuk mund të kesh zgjedhje vendore kur ka një deformim dhe shitblerje të votës përmes grupeve kriminale dhe parave të grupeve kriminale. Zgjedhjet nuk janë gjë tjetër veçse çështje teknike shumë kalimtare. Nëse ne nuk do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, do të jetë totalisht e pamundur”, ka thënë ajo.
Ndërsa PD-ja thotë se nuk mund të fitohen zgjedhjet me bandat e kriminelëve. Kjo parti paralajmëron vazhdimin e protestave.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











