Lajme
Opozita në Mal të Zi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë
Bëhet e ditur se partitë opozitare në Mal të Zi hoqën dorë nga iniciativa për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiq.
Opozita gjatë tërë kohës pohonte se për këtë iniciativë ka 41 deputetë, nga 81 sa numëron Parlamenti i Malit të Zi, por siç duket, nuk ia doli të sigurojë një votë nga partitë në pushtet, megjithëse nga këto të fundit u akuzua se ka zhvilluar bisedime të fshehta.
Sipas opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Millo Gjukanoviq, ,,Arsyeja për tërheqje të nismës, ishte paralajmërimi i partisë në pushtet, Fronti Demokratik proserb, i cili ka paralajmëruar se do të dorëzojë iniciativën për shkurtimin e mandatit të Parlamentit.
Fronti Demokratik thotë se do të kërkojë dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, mirëpo “këtë propozim nuk e kanë pranuar partnerët e koalicionit qeverisës” dhe se Fronti nuk ka numrin e duhur për jetësimin e kësaj nisme.
Kryeministri Krivokapiq: Dështimi i mocionit të mosbesimit fitore e qeverisë
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Zdravko Krivokapiq. Pas dështimit të mocionit të mosbesimit ai në një konferencë shtypi tha, se tërheqja e opozitës është fitore për qeverine që ai udhëheq. “Kjo është loja e atyre që tentuan që me korrupsionin politik të fitojnë vota”. Kryeministri ka thënë po ashtu se Partia Demokratike e Socialistëve ka shpenzuar 20 milionë euro në tentativë për të rrëzuar qeverinë.
Kryeministri i Malit të Zi ka thënë po ashtu se qeveria do të japë dorëheqje në fund të qershorit të vitit 2022, nëse nuk realizohet buxheti. Ndërsa në Parlament vazhdojnë akuzat e ndërsjella ndërmjet opozitës dhe partive të koalicionit qeverisës dhe në rradhët e vetë koalicionit, kriza politike në Mal të Zi thellohet gjithnjë e më shumë. Qytetarët po ashtu janë të pakënaqur me punën e qeverisë./DW
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












