Koronavirusi: çast pas çasti
OKB kërkon 8 miliardë dollarë për të vaksinuar 40% të popullsisë globale më 2021
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për të grumbulluar 8 miliardë dollarë për të vaksinuar në mënyrë të barabartë 40% të njerëzve në të gjitha vendet e botës, deri në fund të vitit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nisi një plan që synon të vaksinojë 70% të botës nga mesi i vitit 2022.
Guterres u kërkoi vendeve anëtare të G20-ës të përmbushin “dëshirën e tyre për të vaksinuar botën” në një samit në Romë, këtë muaj. “Të mos kesh shpërndarje të barabartë të vaksinave nuk është vetëm një mungesë morali, por është edhe budallallëk”, tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Deri tani, më shumë se 6.3 miliardë doza të vaksinave të koronavirusit janë administruar në nivel global. Por më shumë se gjysma e botës nuk ka marrë ende një dozë të një vaksine COVID-19, sipas Our World in Data, dhe më pak se 5% e afrikanëve janë vaksinuar plotësisht. Plani i OBSH-së bën thirrje që vendet me nivel të lartë vaksinash të lejojnë që dërgesat e pritshme të dozave shtesë të shkojnë së pari për programin COVAX dhe Trustin Afrikanik të Marrjes së Vaksinave (AVAT), për t’i shpërndarë ato atje ku janë më urgjente. OKB gjithashtu dëshiron që kombet më të pasura të përmbushin dhe të përshpejtojnë angazhimet e tyre për shpërndarjen e dozave të vaksinave dhe dhurimet ndaj COVAX.
Ajo u bën thirrje prodhuesve të ilaçeve që t’u japin përparësi dhe të përmbushin urgjentisht kontratat e vaksinave me programet COVAX dhe AVAT, si dhe të jenë transparentë për të dhënat mujore të prodhimit dhe të japin afate të qarta mujore për furnizimet për COVAX, AVAT dhe vendet me të ardhura të ulëta.
Tedros gjithashtu ngriti pyetjen pse vendet nuk ishin në gjendje të binin dakord për heqjen e përkohshme të të drejtave të pronësisë intelektuale mbi vaksinat dhe terapitë ndaj COVID-19. “Prodhuesit dhe qeveritë duhet t’ia bëjnë vetes këtë pyetje”, tha ai. Negociatat për një lëvizje të tillë – të propozuar nga Afrika e Jugut dhe India një vit më parë – janë bllokuar, thanë burimet të hënën pas një takimi mbi këtë temë.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












