Lajme
Oferta prej 1 mijë euro për qira, radhë të gjata pritje
Një ofertë prej 1 mijë euro me qira në Cyrih, bëri që të hënën mbrëma të krijohen radhë të gjata, ku interesimi ishte i madh
Qindra njerëz u rreshtuan në Qarkun 4 të Cyrihut të hënën në mbrëmje për një shans për të marrë një apartament me një qira mujore prej vetëm 1,148 franga zvicerane (1,055 €).
Cyrihu është vendi më i shtrenjtë për t’u marrë me qira në Zvicër, me shpenzimet mesatare mujore për apartamente me tre dhoma, ku aktualisht çmimet janë 2,324 franga, sipas një studimi të fundit, përcjell albinfo.ch.
Kështu që kur ka një ofertë, interesi është shumë i madh, shkruan “The Local”.
Kështu ndodhi me një apartament në rrugën Hohlstrasse në Rrethin 4 të Cyrihut, i cili tërhoqi qindra njerëz të hënën natën.
Radha për të parë pronën ishte e gjatë 300 metra, një lexues i tha faqes zvicerane të lajmeve “20 Minuten”.
Apartamenti ishte me tre dhoma, 73 metra katror në madhësi dhe një kuzhinë të vogël, por të rinovuar, përcjell tutje albinfo.ch.
Prona nuk u rendit më si e disponueshme të martën në mëngjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














