Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH-ja bën thirrje për “shtypje” të koronavirusit
Ekziston një “hapësirë e madhe globale” në mes të fondeve që duhen për luftim të koronavirusit, dhe fondeve që janë ndarë për këtë çështje, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Më shumë se 19.92 milionë persona është raportuar të jenë infektuar me koronavirus në gjithë botën, ndërkohë që 729,883 kanë vdekur, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters, përcjell albinfo.ch.
Për të infektuar është raportuar në më shumë se 210 shtete e territore, derisa rastet e para janë identifikuar në Kinë, në dhjetor të vitit 2019.
“Tre muajt e ardhshëm paraqesin një dritare tejet të rëndësishme të mundësisë për të rritur ndikimin e Iniciativës ‘Mjetet për qasje ndaj COVID-19”, ka thënë Tedros në një konferencë për media në Gjenevë.
“Megjithatë, për ta shfrytëzuar këtë mundësi, neve na duhet t’i rrisim fondet për këtë Iniciativë dhe të kthejmë në prioritetet përdorimin e mjeteve të reja”.
Ai ka thënë se OKSH-ja ka vetëm “10 për qind të fondeve” në vlerë të miliarda dollarëve, sa është thënë se i nevojiten.
“Vetëm për vaksinë nevojiten më shumë se 100 miliardë dollarë. Kjo është shumë e madhe e të hollave dhe në fakt është”, ka deklaruar ai.
“Mirëpo është shumë e vogël në krahasim me 10 trilionë dollarë që investuar nga shtetet e G20-ës, si stimuj për t’u përballur me pasojat e pandemisë deri më tani”, ka shtuar ai, duke iu referuar grupit të 20 vendeve më të industrializuara.
Megjithatë ai ka thënë se ekziston shpresë në gjithë këtë situatë.
“Nuk është kurrë vonë për ta mposhtur pandeminë. Mesazhi është për ta “shtypur, shtypur, shtypur”, ka thënë ai.
Mjeku, Mike Ryan, që është në krye të programit të OBSH-së për emergjenca, ka thënë se koronavirusi është i thjeshtë, brutal dhe mizor.
“Është brutal në thjeshtësinë e tij, është brutal në mizorinë e tij, mirëpo nuk ka tru. Ne kemi trurin, ne mund ta mposhtim diçka që nuk ka tru, mirëpo tani nuk jemi duke bërë shumë punë të mirë”, ka deklaruar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












