Lajme
OBSH: Evropa, rajoni i vetëm me rritje të rasteve të reja me COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar të martën se javën e kaluar Evropa ishte rajoni i vetëm në botë, ku janë shënuar rritje të rasteve të reja me koronavirus.
Në konferencën javore agjencia e shëndetësisë pranë Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se në Evropë gjatë javës së kaluar janë regjistruar shtatë për qind më shumë raste të infektimit me COVID-19, përkatësisht rreth 2.7 milionë raste të reja dhe 46.000 të vdekur, transmeton Telegrafi.
Në Evropë për të tretën javë me radhë janë shënuar rritje të rasteve të reja me koronavirus. Më shumë se gjysma e shteteve të Kontinentit të Vjetër kanë raportuar rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19.
E rënia më e madhe me raste të reja me COVID-19 është regjistruar në Afrikë dhe në pjesën perëndimore të Paqësorit, ku numri i të infektuarve ka rënë në rreth 18 për qind.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













