Lajme
OBSH: Bota të bashkohet për trajtimin e pandemisë
"Bota është në një pikë të rrezikshme të kësaj pandemie", tha Ghebreyesus në një konferencë për media në selinë e OBSH-së në Gjenevë
Të mërkurën (7 korrik) bota arriti “momentin tragjik” të shënimit të katër milionë viktimave nga sëmundja COVID-19, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke shtuar se numri i vërtetë i viktimave mbase është më i lartë.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi se shifra prej katër milionësh u shënua më shumë se 18 muaj që kur ndodhi shpërthimi i parë i përhapjes së koronavirusit, në dhjetor të vitit 2019, në Kinë, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
“Bota është në një pikë të rrezikshme të kësaj pandemie”, tha Ghebreyesus në një konferencë për media në selinë e OBSH-së në Gjenevë.
Ai përmendi faktin se disa vende, për shkak të një shkalle të lartë të imunizimit, po i heqin kufizimet sikur pandemia të kishte mbaruar.
Por, shefi i OBSH-së tërhoqi vërejtjen se në gjithë botën po regjistrohet rritje e mprehtë e rasteve të reja dhe shtrimeve në spital, për shkak të varianteve të reja të koronavirusit që po përhapen me shpejtësi, por edhe për shkak të një “pabarazie në qasjen në vaksina kundër COVID-19”.
“Kjo situatë po çon në mungesë të oksigjenit, trajtimeve dhe nxitjen e një vale të viktimave në disa pjesë të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine”, tha ai.
“Nga pikëpamja morale, por edhe epidemiologjike ose ekonomike, tani është koha që bota të bashkohet për të trajtuar këtë pandemi”, tha shefi i OBSH-së.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












