Gjuha
Nuk fliste mirë gjermanisht, e largojnë nga puna pastruesen pas 20 vitesh
Një pastruese nga Vöcklabruck i Austrisë pas 20 vjetëve punë i është ndërprerë kontrata nga punëdhënësi i saj. Arsyetimi i kompanisë: Nuk e flet mirë gjuhën gjermane. Sindikata i ka dalë në ndihmë gruas 55 vjeçare duke fituar gjyqin ndaj kompanisë me një shumë mbi 31 mijë euro dëmshpërblim
Më shumë se 20 vite kishte punuar një grua 55 vjeçare si pastruese në një kompani. Deri tani pa asnjë problem. Dhe, befasisht ajo shkarkohet nga puna. Madje as pa i dhënë ndonjë arsye.
Punëtorja e cila punonte si pastruese ankohet në Sindikatë, e cila pastaj e sjell pastaj kompaninë para gjyqit. Vetëm atëherë, kompania detyrohet të japë një arsye se përse e largoi punëtoren nga puna.
“Gruaja nuk fliste shumë mirë gjermanisht”, kishte thënë punëdhënësi i saj. Por, ky arsyetim nuk ishte bindës, për shkak se për 20 vite sa gruaja ka punuar, gjuha nuk i kishte paraqitur kurrfarë pengese. “Firma kishte dëshiruar të përfitojë në kurriz të gruas”, ka thënë presidenti i Sindikatës, Johann Kalliauer, pa e treguar identitetin e saj, përcjell “albinfo.ch”.
Në shkallën e dytë të gjyqit, Sindikata, fiton gjyqin duke i paguar kompania ish punëtores së tij, shumën prej 31.600 eurosh dëmshpërblim.
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës Panairi më në zë te shqiptarët “Gjergji, Heroi Kombëtar”, gjithmonë i ka bërë bashkë shqiptarët, përcjell...
-
CIES: Xhaka, lojtar me ndikim, vlerësohet me 92.3 pikë
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për kontratat kolektive nëse punoni në Austri? Nëse punoni në Austri – ose po kërkoni punë këtu – me siguri do të keni...
-
Çfarë ndryshon në Austri nga muaji qershor?
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë