Integrimi
Nuk e lejon të bijën në mësimin e notit, 4 muaj burg
Madje edhe me rroba banje të mbyllura, linjat e trupit të saj do të shiheshin, thotë babai konservator
Autoriteteve u është sosur durimi. Pasi që boshnjaku Emir Tahirovic nuk e lejonte vajzën e vet në mësimin e notit, gjykata në ST. Margarethen e ka dënuar atë me katër muaj burg efektiv.
Avokati i tij ka bërë ankesë, pasi që thotë se autoritetet asnjëherë nuk kanë bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje me babanë e vajzës, shkruan srf.ch. Por, në vend të zgjdihjes, atë thjesht e kanë etiketuar si salafist.
Ndërkaq rasti i Emir Tahirovicit është i njohur në gjithë Zvicrën. Vajza e tij shkonte në shkollë me shami. Pasi që drejtoria e shkollës nuk e kishte lejuar, Tahirovic kishte bërë ankesë në Gjykatën Federale dhe kishte fituar.
Por pas kësaj, Tahirovic vazhdonte të shpërfillte ligjet zvicerane, duke mos e lejuar të bijën të ndjekë mësimin e notit. Madje edhe me rroba banje të mbyllura, linja e trupit të saj do të shihej, thotë babai konservator, transmeton albinfo.ch. Dhe një gjë e tillë është në kundërshtim me besimin e tij.
Kryetari i këshillit të shkollës, Robert Trösch thotë se që nga fillimi kanë kërkuar dialog. «Por, babai i vajzës nuk është i gatshëm të lëvizë nga islami i tij fundamental». Ndërsa për kryetarin e komunës, Reto Fridauer më së miri do të ishte që Tahirovic t`i hiqej qafe, përcjell albinfo.ch. «Ai e vendos sheriatin mbi juridiksionin tonë dhe refuzon bashkëpunimin me personelin arsimor femëror», totë ai.
Emir Tahirovic nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimi i tij. Ai është i izoluar në komunën ku jeton. Por shkaqet për këtë, ai i sheh te të tjerët. Ai ankohet se «që kur kam filluar të praktikoj islamin, nuk jam më i pranuar».
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










