Feja
Njoftim lidhur me faljen e Fitër Bajramit në Zvicër
Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër ka dalur me një njoftim lidhur me faljen e Fitër Bajramit dhe hapjen e xhamive në Zvicër
Paralajmërimi që erdhi nga Këshilli Federal i Zvicrës , që me 28 maj 2020 do të mund të hapen sërish xhamitë në Zvicër është një lajm i mirëpritur nga Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër.
“Shpresojmë që, gradualisht, do të hiqen sa më shpejt të gjitha masat që ende janë në fuqi, të cilat kanë përqëllim parandalimin e mëtejmë të përhapjes së virusit Covid-19. Në fuqi mbeten ende mbajtja e distancës prej 2 metrash, dezinfektimi i duarve dhe në përgjithësi kujdesi i veçantë për higjienën.”, thuhe në njoftim më tutje.
Lexoni njoftimin e plotë të Unionit të Bashkësive Islame Shqiiptare në Zvicër:
“Të nderuar vëllezër, ju lusim që të kemi kujdes në këto pika:
Kryesia e DAIGS ju njofton se dita e parë e Fitër-Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.
Për hapjen e institucioneve fetare, të gjitha xhamitë do të duhet të pajisen me Konceptin mbrojtës (Schutzkonzept), pa të cilin nuk është e mundur hapja e tyre. Ky koncept, praprakisht, pritet të aprovohet nga Këshilli Federal zviceran (Bundesrati) dhe këto ditë do të duhet të jetë në dispozicion të kryesive të xhamive tona. Koncepti është në përgatitje e sipër nga FIDS, ku edhe ne si DAIGS jemi të involvuar në përpilim të tij. Për më shumë detaje, do të informoheni në fillim të javës që vjen.
Sa i përket faljes së namazit të Fitër-Bajramit, kësaj radhe nuk do të ketë mundësi që të falet nëpër xhamitë tona apo në sallat e zakonshme, për shkak të masave që ende janë në fuqi. Po ashtu, sipas mendimit zyrtar të shkollës sonë juridike hanefite, namazi i Bajramit nuk mund të falet as edhe në shtëpi, por ne ju sugjerojmë me sa vijon: Të falet namazi i sabahut në gjirin familjar, imamët të mbajnë derse apo program fetar nga xhamia dhe pastaj të emetohet live, kurse xhematet tona, në shtëpitë e tyre, do të gjallërojnë bajramin me tekbire, lutje dhe salavate, dhe si zavendësim të namazit të Fitër-Bajramit, mund të falin ndonjë namaz nafile, sikur që është namazi i duhasë, prej dy reqatesh e më shumë.
Ju rikujtojmë edhe njëherë se shëndeti i njerëzve është me prioritet të lartë dhe se nuk duhet të lejojmë që xhamitë tona të shëndërrohen në vatra dhe mjedise të përhapjes së sërishme të virusit covid-19.
Ndërsa, për çështjen e Fitrave të Ramazanit, do të veprojmë sikur që kemi vepruar edhe viteve të kaluara, duke i destinuar në medresetë tona në vendlindje.
Të respektuar vëllezër, kryesia e DAIGS ju uron juve dhe xhemateve tuaja festën e Fitër-Bajramit, duke mbetur me shpresë e duke lutur All-llahun xh.sh. që ta pranojë agjërimin tonë dhe të gjitha ibadetet e tjera të realizuara gjatë muajit të Ramazanit.”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së DAIGS në Zvicër.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










