Tematike
Një video e “Këshillit Qendror Islam” irriton publikun
Një njeri me të zeza bart një flamur të bardhë me shenjën myslimane. Atij i bashkohen gjithnjë më shumë njerëz. Në fund, porosia: “Na pritni! Në çdo kohë. Gjithkund”
Një video e shpërndarë nga IZSR (Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës) me qëllimin për të “ndriçuar” imazhin e zymtë të këtij këshilli, e ka bërë edhe më të dyshimtë profilin e tij.
Një njeri i mbuluar me të zeza bart një flamur të bardhë me shenjen dalluese myslimane në një maje mali. Atij i bashkohen gjithnjë më shumë njerëz. Pas tre minutash videoja përfundon me porosinë: “Na pritni! Në çdo kohë. Gjithkund”.
Videoja ka shkaktuar irritim që në kohën kur është bërë xhirimi i saj, në hapësira publike, me ç rast kalimtarët e shqetësuar kishin alarmuar edhe policinë.
“Aksioni është një provokim total”, ka thënë për gazetën “NLZ”, Saïda Keller-Messahli, kryetare e Forumit për Islamin Progresiv. Sipas saj ata që e bëjnë një gjë të tillë kanë dëshirë të bien në sy, të shënojnë prezencën e tyre dhe të shkaktojnë tronditje.
Prezantimi online i kësaj videoje ka ndarë njerëzit në dy gaborre. Disa e vejnë atë në lidhje me videot propagandistike të IS-it (Shteti Islamik) e disa e konsiderojnë si thirrje për paqe dhe më shumë tolerancë ndaj myslimanëve.
Zëdhënësi i IZSR, Kasim Ili ka thënë për gazetën “Welt” se kjo video nuk duhet të kuptohet si kërcënim për faktin se flamuri i ngritur është i bardhë dhe jo i zi, sikur i IS-it. Po ashtu në film nuk paraqiten armë. Pranda, ai më shumë sheh ngjashmëri me filmat hollivudianë se sa me videot e IS-it.
Edhe studiuesi i religjionit, Andreas Tuger nga Universiteti i Lucernit thotë se këtu nuk ka asgjë dramatike. Këtu nuk propagandohet Shteti Islamik. Edhe pse hyrja është qëllimisht ofensive, gjithçka rrjedh “politikisht korrekt” dhe jo në mënyrë agresive. “Në krahasim me atë çka konsumojnë sot të rinjtë e Zvicrës përmes medieve, kjo më duket e pa të keq.
Të rinjtë që kanë marrë pjesë në xhirim po ashtu flasin për “asgjë dramatike” dhe distancohen qartë nga krimet e tmerrshme të kryera nga IS-i.
Por ndryshe mendon Jürgen Endres nga Qendra për studime të religjionit (ZRF) në Universitetin e Lucernit. Ai tërheq vërejtjen për faktin se në punën me të rinjtë në xhamitë e këtushme ka një vakuum. IZSR e shfrytëzon këtë vakuum. Ngjashëm me “Kishat e lira “ (sekte të krishtera) kjo organizatë mund të paketojë përmbajtje konservative në mbështjellës modernë.
Ndërsa reporteri i luftës me përvojë nga zonat e luftërave në shtetet arabe, Kurt Pelda e dënon ashpër këtë video. “Për IZSR provokim është vetëm ajo që e bëjnë të tjerët”, shkruan ai në “Weltwoche”. Kjo video është një nxitje kundër një Zvicre gjoja armiqësore ndaj myslimanëve”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












