Shkurt.ch
Një shujtë e ngrohtë për fëmijët e varfër shqiptarë
Këtë aksion e ka nxitur një ligjëratë e Marianne Graf, themeluese e shoqatës së partneritetit Shqipëri-Austri
Komisioni për njerëzit me aftësi të kufizuara, i cili vepron brenda spitalit të landit në Graz, ështe duke e mbështetur një projekt humanitar gjashtëmujor për ndihmë fëmijëve në nevojë në Shqipërinë e veriut. Projekti parasheh që me ndihmat e grumbulluara të ndërtohet një kopsht fëmijësh.
Këtë aksion e ka nxitur një ligjëratë që Marianne Graf e ka mbajtur para këtij komisioni. Graf, e cila i ka vënë themelet shoqatës së partneritetit Shqipëri-Austri që vepron prej 20 vitesh, ka raportuar me këtë rast lidhur me jetën në Shqipëri. Ajo ka rrëfyer se si atje, me një euro në ditë, një fëmijë mund të ngopet me ushqim. Raportimi i zonjës Graf i ka bindur 25 anëtarët e komisionit që të ndihmojnë.
Në regjionin që ndihmon shoqata Shqipëri-Austri, atje ku ndërtohet edhe kopshti i fëmijëve, në rrethinën e Shkodrës, shpeshherë fëmijët pak më të mëdhenj kujdesen për më të vegjëlit pas që baballarët e tyre gjenden zakonisht jashtë fshatit dhe shpesh edhe jashtë vendit, në përpjekje për të gjetur punë. Ndërkohë që nënat nëpër male mbledhin fruta mali për ushqim ose barishte.
Për këtë arsye, sigurimi i një shujte të ngrohtë në ditë për këta fëmijë, do të ishte një punë e qëlluar.
Egin Ceka nga Ambasada e Shqipërisë shprehet i entuziazmuar me projektin. “Një kopsht i tillë për fëmijë do të ndikojë që fëmijët të mund të stabilizohen në fshatrat e tyre”. Sipas tij, ky kopsht është shpresë e vërtetë për atë mjedis.
Projekti mbështetet në tri shtylla:
Aksioni “Një euro në ditë” i mundëson një fëmije shqiptar një shujtë të ngrohtë në ditë, në kopshtin e fëmijëve.
Aksioni “Shitje libri” nënkupton shitjen e librit me tregime të shkurtëra të autores Marianne Graf “Me ngrohtësi zemre dhe fuqi ariu”, që kushton 17 euro. Përmes kësaj shitjeje mbështetet më tutje ndërtimi i kopshtit. Të hollat e grumbulluara do të shkojnë100 për qind për projektin.
Ndërsa shtyllën e tretë e paraqet aksioni i sponsorizimit, i mbështetur nga austriakë prominentë, të cilët do të animojnë për pjesëmarrje të mëtutjeshme.
Për të ndihmuar projektin, për çdo muaj do të mbahet nga një konferencë shtypi, ku do të jenë të pranishëm personalitete të famshme nga Austria. Si sponsorë të parë do të jenë Egin Ceka nga Ambasada Shqiptare dhe Christian Wehrschütz korrepondent i jashtëm i ORF. Konferenca e parë do të mbahet më 30 korrik.
Ka plane që kontoja të vazhdojë të mbetet e hapur edhe pas përfundimit tëprojektit, në dhjetor.
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












