Feja
Një hapësirë për myslimanët në varrezat e Lozanës prej 2016
Pjesa e tokës do të ketë hapësirë, që nga viti i ardhshëm, t’i pranojë 350 varre të orientuara në drejtim të Mekës
Si disa qytete të tjera të Zvicres, edhe qyteti i Lozanës do të krijojë një hapësirë myslimane në varrezat e quajtura «Bois-de-Vaux». Copëza e tokës do të ketë hapësirë që nga viti i ardhshëm t’i pranojë 350 varre të orientuara në drejtim të Mekës. Për të arritur deri te kjo zgjidhje janë nevojitur dhjetë vjet bisedime.
Kjo zgjidhje ekziston në qytetet më të mëdha të Zvicrës që prej disa viteve. Në Lausanne megjithatë ishin të nevojshme 10 vjet bisedimesh deri tek arritja e një marrëveshjeje mes qytetit, përfaqësuesit e kishës dhe atyre të xhamisë.
Marc Vuilleumier, përgjegjës për integrim në qytetin e Lausanne, tregon se është arritur marrëveshja për lejimin e një hapësire në varrezat e Lausanne, por nuk e përjashton mundësinë e krijimit të hapësirave për besimet e tjera fetare në këto varreza.
“Ky vendim i qytetit të Lausanne përfshin po ashtu kërkesat e besimeve të tjera fetare, si ato ortodokse, apo hebrenje dhe na lejon të jemi të hapur ndaj çfarëdo kërkese të këtyre religjioneve”, tregon Vueilleumier.
Orientimi i varrezave që do të gjenden në këtë hapësirë të veçantë për myslimanët është në drejtim të Mekës, ashtu siç e parashohin ritet fetare myslimane.
“Në fakt, ndryshimi ndodhet nën tokë, ku kufomat do të jenë të varrosur në drejtim të Mekës dhe jo në sipërfaqe të tokës, ku si dallim i vogël do të jenë mbishkrimet në gjuhën arabe mbi varre. Ky projekt është si koncesion, ne do të paguajmë dhe vizualisht, nuk ndryshon pothuajshe asgjë”, shton Pascal Gemperli, udhëheqës i union të Vaudit të shoqatave myslimane.
Çmimi i këtij shërbimi është 2100 franga për një koncesion 30-vjeçar, që është shumë më pak e kushtueshme sesa të rikthehet trupi për t’u varrosur në shtetin e origjinës së personit.
Zëdhënësi i xhamisë, Bassam Degerab, ka thënë se qyteti i Lausanne e ka vendosur një çmim, i cili është shumë me i ulët sesa rikthimi i kufomës në vendin e origjinës.
“I kursejmë së paku 30% financiarisht, por mbetet megjithatë një ngarkesë. Paramendojeni dikënd, i cili nuk i ka mundësitë për të paguar për varrim, nuk do të jetë në gjendje të gjejë një zgjidhje. Por, është mirë, sepse gjërat po bëhen hap pas hapi dhe nuk mund të them se jemi të pakënaqur me këtë që na është ofruar”, rrëfen Degerab.
Krijimi i një hapësire të tillë nuk ka nevojitur buxhet ose ndërtim shtesë nga qyteti i Lausanne, prandaj shtrohet pyetja rreth madhësisë së këtij çmimi.
“Mund të duket e padrejtë, por kjo është zgjidhja: ose punojmë në këtë mënyrë, ose vazdhojmë si më herët. Jemi marrë vesh me komunitetin mysliman, ky është hap i parë dhe hap i rëndësishëm.
Për në fund, kjo hapësirë do të ketë kapacitet për 350 varre, në dispozicion të 30.000 myslimanëve, të cilet jetojnë në kantonin e Vaud-it.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













