Shqipëria
Nis hetimi për menaxherët e hotel ‘Rogner’, ku humbi jetën i riu shqiptar
Ajdin Mustafi, i cili kishte ardhur nga Zvicra, ndërroi jetë në spital më 10 shtator, pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të 5-të të hotel ‘Rogner’
Ka nisur hetimi për administratorin dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes të hotel “Rogner’, pas ngjarjes së rëndë, ku një 28-vjeçar gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga dritarja e dhomës.
Dyshohet se mbrojtësja metalike nuk ka qenë e fiksuar mirë, e për pasojë i riu ka rënë nga lartësia e katit të 5-të, raporton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Trupi i të riut në dysheme është gjetur së bashku me mbrojtësen metalike të ballkonit.
“Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H., 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë””, njofton policia.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.... -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











