Lajme
Nga 1 gushti, rregulla të reja për hyrjen në Austri
Nga 1 gushti hyn në fuqi një rregullore e re për qytetarët e vendeve me rrezik të shtuar epidemiologjik, që duan të hyjnë në Austri.
Sipas rregullores së re, certifikata e vaksinimit të personave nën 18 vjeç nuk do të ketë afat vlefshmërie. Për të rriturit, rregulli nuk ndryshon dhe certifikata e imunizimit të plotë është e vlefshme për 270 ditë.
Përveç kësaj, autoritetet austriake pranuan një tjetër vaksinë kineze “Convidecia” të prodhuar nga “CanSino Biologics”. Është një vaksinë vektoriale, e cila jepet vetëm në një dozë.
Pas katër deri në gjashtë muaj pas vaksinimit, rekomandohet një dozë përforcuese. Rregullat për hyrjen në vend zbatohen për vendet me rrezik të lartë epidemiologjik, por aktualisht asnjë shtet nuk është përfshirë në atë listë nga autoritetet austriake./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë











