Skip to content

Sot në Tiranë fillon konferenca “Diaspora Dialog në Vendlindje”

„ Diaspora Dialog në Vendlindje“ titullohet aktiviteti që do të zhvillohet nga data 2 deri më 5 prill në Tiranë dhe Prishtinë.

Nga data 2 deri më 5 prill  2018, në Tiranë dhe Prishtinë në konferencën “Diaspora Dialog në Vendlindje” do të mblidhen bashkë personalitete nga jeta sociale, politike dhe artistike e diasporës shqiptare në Gjermani dhe Zvicër, përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përfaqësues nga organizatat partnere CIM dhe GIZ,  ku do të diskutohet mbi diasporën dhe rolin e saj sot e në të ardhmen.

Drejtori i platformës albinfo.ch, dr. Bashkim Iseni do të marrë pjesë si panelist në njërin prej sesioneve në Tiranë dhe Prishtinë me përfaqësues të diasporës dhe institucioneve nga Shqipëria dhe Kosova.

Një aktivitet i tillë organizohet nga Shoqata IDEAL në Esen të Gjermanisë me presidenten Anduena Stephan. Albinfo.ch është partner medial.

Më shumë për aktivitetin në fjalë në pdf-in në vijim: