Lajme
Nesër festohet Kurban-Bajrami: lideshipi bën thirrje për unitet
Me rastin e kësaj feste, kleri mysliman në Prishtinë, por edhe lidershipi politik kanë uruar Bajramin me thirrjen për paqe, solidaritet e harmoni ndërmjet njerëzve
Nesër, më 12 shtator, besimtarët mysliman në Kosovë dhe vendet tjera bllkanike, festojnë Kurban-Bajramin, njërën nga dy festat më të mëdha islame. Me rastin e kësaj feste, kleri mysliman në Prishtinë, por edhe lidershipi politik kanë uruar Bajramin me thirrjen për paqe, solidaritet e harmoni ndërmjet njerëzve.
Nëpërjet një letre dërguar qytetarëve islam, Reshat Mexhiti, zëvendëskryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka uruar besimtarët myslimanë, duke rikujtuar se Festa e Kurban – Bajramit sjellë mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bamirësi e sakrificë, parime këto që bëjnë njerëzimin të reflektoj në të mirën dhe në atë që e do Krijuesi i gjithësisë.
“Në këtë ditë feste e gëzimi thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më humanë e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri – tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të shëndoshë, për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë”, thotë Mexhiti.
Kurban-Bajrami vjen pasi besimtarët kryejnë Haxhin dhe therin Kurbanin. Në Haxh besimtarët, sipas tij, shprehin në mënyrën më të mirë barazinë e unitetin “që kryhet në një atmosferë krejt të veçantë, me norma të veçanta, në kohë të caktuar dhe në vende të caktuara, ku dominon respekti e dashuria, ndërmjet të gjithëve, ku shfaqet përkushtimi ndaj Allahut xh. sh., dhe ku shprehët solidariteti mes njerëzve të vendeve e etnive të ndryshme”.
Sot, miliona haxhilerë ditën e kalojnë në Arafat duke lutur Zotin dhe duke shprehur përkushtimin ndaj Tij, e në këtë vend të bekuar janë edhe haxhilerët nga trevat tona, për të cilët lutemi që Zoti t’ua pranoj Haxhin dhe ibadetet e tyre.
“Festa e Kurban-Bajramit, përveç që reflekton adhurimin e Krijuesit Fuqiplotë, në vete ka edhe simbolikën e flijimit që të ne vjen nga koha e Ibrahimit a.s., e që për mision ka vlerat e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë, e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast, nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut por mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë”, thuhet në letrën Mexhitit dërguar qytetarëve.
Festën e Kurban bajramit e kanë uruar edhe liderët partiak dhe ata institucionalë, duke kërkuar solidaritet dhe unitet ndërmjet njerëzve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











