Bota
Në SHBA, Kongresi i ri bëri betimin
Pas dy vjetësh gjatë të cilëve republikanët kontrollonin Shtëpinë e Bardhë, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët tani kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Ky është rezultat i zgjedhjeve të nëntorit ku demokratët siguruan fitore të rëndësishme, duke siguruar 235 vende në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 vende. Republikanët morën dy vende më tepër në Senat ku tani kanë shumicën prej 53 kundrejt 47 vendeve, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Demokratja Nancy Pelosi e Kalifornisë u votua si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, duke u rikthyer në postin që mbajti nga viti 2007 deri në 2011. Ajo është e vetmja grua e zgjedhur si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe është personi i parë në më shumë se 60 vjet që vjen për herë të dytë në këtë post.
Disa demokratë kishin shprehur dëshirën që kryesinë në parti ta merrnin të rinjtë, prandaj zonja Pelosi ra dakord të shërbejë jo më shumë se katër vjet si kryetare Dhomës në shkëmbim të mbështetjes që do të merrte nga ligjvënësit demokratë.
Kongresi i ri është më i larmishmi në histori.
Ai përfshin Alexandria Ocasio-Cortez nga Nju Jorku, gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongres. Janë edhe Rashida Tlaib e Miçiganit dhe Ilhan Omar e Minesotës, dy gratë e para myslimane që zgjidhen në Dhomën e Përfaqësuesve. Janë gjithashtu 10 ligjvënës që e identifikojnë veten haptazi si LGBTQ.
Në përgjithësi, gratë kanë 102 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 25 në Senat, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Kongresi i ri përballet me sfidën urgjente për të zgjidhur mbylljen e pjesshme të qeverisë. Deri tani ka pak shenja se udhëheqësit demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ata republikanë në Senat, do të bien dakord për një plan shpenzimi i cili të rihapte një të katërtën e operacioneve të qeverisë që aktualisht janë të mbyllura.
Demokratët e Dhomës do të përdorin statusin e tyre të ri në kontrollin e komisioneve për të nisur një numër hetimesh mbi veprimet e administratës Trump, duke përfshirë mospublikimin e taksave mbi të ardhurat të Presidentit, vendimin e tij për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, dhe hetimet e reja rreth lidhjeve midis zotit Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë











