CH-Ballkani
Në Prishtinë bëhen bashkë biznesmenët e Kosovës me ata të Diasporës
Interesim të madh për Forumi Ekonomik të Diasporës Shqiptare, që do të fillojë nesër kanë shprehur bizneset e diasporës shqiptare nga e tërë bota.
Përfaqësues biznesesh nga Diaspora do të ndalen nesër në Prishtinë për tu takuar në një forum ekonomik me biznismenët vendës të Kosovës, me synimin e krijimit të urave të bashkëpunimit mes bizneseve vendore dhe atyre të diasporës, raporton albinfo.ch.
Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare do të mbahet më 25 dhe 26 nëntor, në Hotel Emerald, Prishtinë. Kryeministri i Republikës të Kosovës Ramush Haradinaj, bashkë me Kryeministrin e Republikës të Shqipërisë Edi Rama, Ushtruesen e detyrës së Drejtorit të Misionit të USAID Lisa Magno, Presidentin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare Nazar Mehmeti, dhe Përfaqësues të Republikës së Maqedonisë do të jenë të pranishëm në hapjen e Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare, të shtunën me 25 nëntor nga ora 20:00.
Pjesëmarrjen e konfirmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në forum do të marrin pjesë rreth 300 biznese dhe investitorë potencialë nga diaspora, dhe shumë biznese nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, dhe rreth 100 biznese nga Kosova të cilët janë gati për eksport.
Forumi dy-ditor do të ofrojë një mundësi unike të lidhen bizneset e Kosovës me bizneset e diasporës shqiptare. Përmes takimeve strategjike mes bizneseve vendore me ato të diaspores do të krijohen kontakte të reja dhe marrëveshje të mundshme për eksport.
Dita e parë e forumit do të përfshijë një darkë gala biznesi dhe ekspozitë nga prodhuesit kosovarë. Në ditën e dytë të forumit të dielën me 26 nëntor nga ora 10:15 do të mbahen takime mes bizneseve (B2B) dhe prezantime të ideve për investime të përbashkëta të bizneseve shqiptare.
Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare organizohet nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me SIDA.
Në prill të këtij viti, projekti i USAID-it EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida- Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare për të mbështetur zgjerimin e bizneseve të Kosovës nëpërmjet lidhjeve tregtare me bizneset në diasporë.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare funksionon në 25 shtete të botës dhe ka të anëtarësuar qindra biznesmenë shqiptarë që udhëheqin biznese në shumë vende të botës.
Projekti pesëvjeçar i USAID-it, EMPOWER Sektori Privat, i cili financohet edhe nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, është angazhuar që nga korriku i vitit 2014 për ta stimuluar krijimin e vendeve të punës në shkallë të lartë, duke e ngritur aftësinë konkurruese të firmave kosovare në sektorët e gatshëm për zhvillim të veshmbathjeve, përpunimit të drurit, TIK-ut, energjisë së ripërtëritshme, turizmit dhe përpunimit të metaleve. Deri më sot, ky projekt ka krijuar mbi 2400 vende të reja të punës në mbarë Kosovën, me plane për t’i krijuar gjithsej 5000 vende të reja të punës deri në korrik të vitit 2019.
Në vijim linku nga agjenda e forumit ekonomik të diasporës.
Agjenda - Forumi Ekonomik i Diaspores Shqiptare_25 dhe 26 Nentor 2017_FINAL
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Nëntor 2017
- Ora18:30
- Data e përfundimit26 Nëntor 2017 - 15:00
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













