Shqipëria
Motrat nga Australia, kërkojnë “rrënjët” në Shqipëri
Tri motrat do të shkojnë edhe ne Dibër, për të gjetur certifikatën e lindjes së babait të tyre, një dokument që për to ka shumë rëndësi
Giovana Motton, Francesca Mills dhe Yvonne Duckitt janë tre motra, të cilat udhëtuan nga Australia për të gjetur rrënjët dhe të afërmit e babait të tyre, në Shqipëri.
Vesel Çereneci u largua nga Elbasani para çlirimit dhe nuk mundi të kthehej më. Ai u martua me një grua italiane, me të cilën pati 4 fëmijë, tri vajza dhe një djalë. Veseli u nda nga jeta shumë i ri, por vajzat e tij, tashmë zonja të moshuara, erdhën në Elbasan për të kërkuar të afërmit e tyre.
“Ne jemi nga Australia dhe kemi ardhur të gjejmë të afërmit nga babai jonë. Ai lindi në Shqipëri, emigroi në Itali, në 1940 dhe në 1946 ai u martua me një zonjë të bukur italiane, nënën tonë. Ne gjithmonë e kemi ditur nga vinte babai ynë, çfarë bënte, por ne kurrë nuk kishim njohur të afërmit tanë”, tregon Giovanna, raporton “TCH”.
Vendimin për të ardhur në Shqipëri tri motrat e morën së bashku, sepse diçka mungonte në të kaluarën e tyre dhe jeta pa të nuk do ishte e plotë. Ndërsa Shqipëria ishte dashuri me shikim të parë, përcjell albinfo.ch.
“E dua Shqipërinë. Mezi pres të kthehem në Australi, t’u tregoj miqve për Shqipërinë. Po përpiqem të gjej fjalët për ta përshkruar. Është e vjetër, e re, interesante, shumë e bukur, është numri një”, thotë Francesca.
“Shpresoj të rikthehem. Do të doja të vija sërish dhe të kaloja më shumë kohë në Shqipëri dhe, mbi të gjitha, të qëndrojmë në kontakt me të afërmit tanë që tani i kemi këtu, dhe janë plot”, shprehet Giovanna.
Tri motrat do të shkojnë edhe ne Dibër, për të gjetur certifikatën e lindjes së babait të tyre, një dokument që për to ka shumë rëndësi.
“Certifikata e tij do të ishte diçka me të cilën ne të vazhdojmë përpara, do të mësojmë për prindërit e tij, sepse nuk dimë asgjë për ta. Dhe ajo letër është trashëgimi për ne dhe fëmijët tanë”, tha Yvonne.
Me po të njëjtën dëshirë, edhe pjesa tjetër e familjes prej kohësh kërkonte një shenjë nga familjari i tyre Vesel Çereneci, dhe fati deshi që të paktën fëmijët të takohen.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










