Kosova

Mot kryesisht me diell sot në Kosovë, në mbrëmje mund të ketë rrebeshe

Temperaturat maksimale arrijnë deri në 35 gradë, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes priten vranësira dhe reshje të izoluara

Në Kosovë sot mban mot kryesisht me diell gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave.

Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të mbrëmjes në zona të caktuara mund të paraqiten rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara edhe me vetëtima dhe bubullimë, përcjell albinfo.ch.

Pluhuri saharian fillon gradualisht të dobësohet, megjithëse qielli mbetet i turbullt. Në zonat ku ka reshje, shiu mund të jetë i përzier me baltë.

Era fryn nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10 deri në 30 kilometra në orë.

Temperaturat shënojnë një ulje të lehtë. Minimalet lëvizin nga 16 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 32 deri në 35 gradë.