Lajme
Pse iu refuzua shtetësia gjermane një mjeku mysliman?
Ai refuzoi t'i jepte dorën një zyrtareje gjermane. Dhënia e dorës të tjerëve ka rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës në Gjermani, prandaj sipas gjyqtarëve, kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë gjermane.
Një mjekut mysliman i është mohuar shtetësia gjermane pasi refuzoi t’ia jepte dorën një gruaje, kur ajo ia dorëzoi certifikatën e saj, përcjell albinfo.ch.
Mjeku 40-vjeçar me prejardhje nga Libani ishte gati të bëhej shtetas gjerman pasi jetoi në vend për plot 13 vjet. Ai përfundoi studimet e tij në mjekësi, derisa mori notën më të lartë të mundshme në testin për shtetësinë gjermane. Mirëpo ai dështoi në ‘provën’ e fundit, pasi refuzoi të shtrëngojë dorën e një zyrtareje femër në ceremoni gjatë vitit 2015, duke bërë autoritetet shtetërore t’ia mohojnë atij shtetësinë.
Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të landit Baden-Württemberg në Mannheim. Fjala është për një libanez 40-vjeçar, i cili jeton në Gjermani që nga viti 2002. Ai ka studiuar mjekësi në Gjermani dhe punon ndërkohë si mjek specialisit në një klinikë, shkruan DW.
Në vitin 2012 ai e dha provimin për marrjen e nënshtetësisë, por në vitin 2015 refuzoi t’i jepte dorën nëpunëses që donte t’i jepte certifikatën e nënshtetësisë.
Premtim bashkëshortes apo mendësi fundamentaliste
Ai pretendoi se i kishte premtuar së shoqes – një myslimaneje me nënshtetësi gjermane dhe origjinë siriane – që të mos i jepte kurrë dorën ndonjë gruaje tjetër, por zyra përkatëse ia refuzoi marrjen e nënshtetësisë.
Libanezi shkoi në gjyq dhe gjykata argumentoi se ai nuk pranon t’i japë dorën një gruaje “si rezultat i një konceptimi fundamentalist të kulturës dhe të vlerave” dhe nuk pranon që t’i përshtatet mënyrës së jetesës në Gjermani. Dhënia e dorës të tjerëve ka “rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës” mes njerëzve në Gjermani, argumentoi trupi gjykues.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













