Lajme
Mjeku zviceran thotë se koronavirusi është “vetëm një grip i lehtë”
Mjeku është bërë shumë i popullarizuar në mediat sociale. Shumë ndjekës e falënderojnë dhe gjejnë tek ai vërtetimin për dyshimet që kanë lidhur me virusin
Videoja e një mjeku kryemjeku të Spitalit Universitar të Cyrihut aktualisht po qarkullon me të madhe e po debatohet në mediat sociale. Ndërkohë që mjeku është bërë shumë i njohur në Youtube, Spitali Universitar i Cyrihut nuk është shumë entuziast, shkruan blick.ch dhe transmetojnë media të shumta zvicerane.
Marc Schäufele, i cili që nga dhjetori punon në Spitalin Universitar Cyrih (USZ) komenton gjerësisht mbi virusin e koronës.
Në fillim të videos ai thotë se tema duhej të merrej seriozisht dhe se ai vetë tashmë kishte parë se korona mund të shkaktojë sëmundje të rënda që mund të jenë fatale për pacientët, transmeton albinfo.ch. Por pak minuta më vonë ai vë në dyshim masat e marra nga autoritetet dhe i konsideron këto si të ekzagjeruara dhe “nxitje paniku”. Për këtë arsye ai kërkon një “trajtim të arsyeshëm dhe shkencor” të situatës.
Me videon e tij, ai tani dëshiron të sqarojë njerëzit. Ai e quan “një grip të lehtë” koronavirusin.
Katër pika janë, siç e thotë ai, veçanërisht të rëndësishme për të. Ndër të tjera, ai thekson se për pjesën dërrmuese të të gjithë njerëzve nuk ekziston një rrezik i shtuar dukshëm për të vdekur nga kjo sëmundje. Ai gjithashtu beson se izolimi i gjerë që kanë urdhëruar autoritetet, parandalon imunizimin e gjerë, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, sipas Schäufele, njerëzit aktualisht po vdesin për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor në zona të tjera.
Mjeku është bërë shumë i popullarizuar në mediat sociale. Shumë ndjekës e falënderojnë dhe gjejnë tek ai vërtetimin për dyshimet që kanë lidhur me virusin.
Por Spitali Universitar i Cyrihut nuk është shumë entuziast lidhur me punonjësin e vet. “Videoja dhe deklaratat e Dr. Marc Schäufele shprehin vetëm mendimin e tij personal dhe Spitali Universitar i Cyrihut nuk qëndron prapa gjithë kësaj”, thuhet në një përgjigje me shkrim. Spitali Universitar i Cyrihut nuk komenton nëse kjo video do të ketë pasoja për Schäufele.
E-Diaspora
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço” Filmi :”Tashko & Koço një love story shqiptar”...
-
Gjermani
Mynih: Një recital i shkëlqyeshëm piano nga Kosti Deti
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte