Sport
Mjeku shqiptar në Formula 1
Shqiptarët nuk mund të mungojnë edhe në Formula 1. Nuk bëhet fjalët për pilot, as për mekanikët e skuadrave, por në ekipin e specializuar mjekësor të garave në F1
Prej disa vitesh, Dr. Teni Kamberi, me origjinë nga Presheva, është pjesë e ekipit mjekësor në Çmimin e Madh të Belgjikës, bën të ditur “Top-channel”.
Dr. Teni Kamberi është bërë faktor në mjekimin e disa pilotëve të famshëm të aksidentuar si Lewis Hamilton, Fernando Alonso dhe një ditë më parë të Kevin Magnussen, i cili u përfshi në garën e fundit në një aksident mjaft të rëndë.
Nëpër duart e tij kanë kaluar edhe shumë e shumë pilot të tjerë të aksidentuar në garat e Formula 1. Dr. Teni Kamberi me gjithë modestinë e tij, është një nga ata që lënë gjurmë të pashlyeshme në jetë me veprën e tyre, duke shpëtuar jetë njerëzish, përcjell albinfo.ch.
Dr. Teni Kamberi ka qenë pjesë e stafit mjekësor edhe gjatë Kampionatit të fundit Evropian, “Euro 2016”. Madje ka asistuar edhe në ndeshjen ku pati më shumë shqiptarë se çdo herë tjetër në një ndeshje futbolli, në Shqipëri-Zvicër.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali Marash Palushaj nga Klina u hodh në det së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake dhe... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë











