Shqipëria
Mirë e lirë në Shqipëri
“5 vendet kryesore në botë për t’u vizituar me një buxhet të ulët”, e titullon revista online “Global Banking ang Business Review” artikullin e botuar ku përmend edhe Shqipërinë
Një tjetër media ndërkombëtare, kësaj here në fushën e financës dhe sektorit bankar, ka listuar Shqipërinë në mesin e vendeve tepër ekonomike për t’u vizituar.
“5 vendet kryesore në botë për t’u vizituar me një buxhet të ulët”, e titullon revista online “Global Banking ang Business Review” artikullin e botuar disa ditë më parë në faqen e tyre.
Kënaqësia e udhëtimit në një vend të ri, era e ajrit të freskët, aromat e ushqimit të shijshëm të paprovuar më parë, një zhytje direkte në kulturën e një grupi të ri njerëzish, të gjitha këto janë përfitimet e një pushimi diku, sipas artikullit.
Por, citojnë ekspertët në financa, nëse efekti anësor i një pushimi po ndërhyn në ‘portofolin’ tuaj, kënaqësia nuk është shumë e madhe, transmeton “monitor”.
Shtetet e përmendura në artikull janë përkatësisht: Kamboxhia, Turqia, Shqipëria, Peruja dhe Nepali. Sipas redaktorëve, kriteri i marrë në konsideratë është një buxhet nën 70 dollarë për person për akomodim, ushqim dhe pije, për 24 orë, përcjell albinfo.ch.
Për Shqipërinë:
“Shqipëria është një gur i çmuar, i fshehur në Evropë që ju ofron pamje të mrekullueshme të alpeve mahnitëse, si dhe plazhet e pacenuar që konkurrojnë me ato të Greqisë, por me gjysmën e kostos. Nëse ju pëlqeni rrugët me kalldrëm qytetet arkeologjike, si Butrinti dhe Apollonia dhe qytetet si Berati dhe Korça, duhet ta vizitoni pasi do mendoni se po shkoni direkt në një përrallë. Plazhet Sarandë dhe Drymadhes mund t’ia kalojnë edhe rivierës franceze. Ujërat e pastra, pamjet frymëzuese dhe ushqimet e shijshme janë të gjitha arsyet për një ‘bravo’ për bregdetin shqiptar. Shqipëria ka një histori të trazuar dhe ju mund të gjeni bunkerë të shumtë, të cilët tani janë shndërruar në lokale në kryeqytetin e Tiranës. Kostoja mesatare për ditë: $ 60 / Person”.
Global Banking & Finance Review është një portal kryesor financiar dhe gjithashtu revistë print, në vitin e 10 të publikimit të saj, që ofron Lajme, Analiza, Opinion, Shqyrtime, Intervista dhe Video nga Bota e Financave, Biznesi, Tregtia, Teknologjia, Investimi, Brokerimi, Shkëmbimi i Jashtëm, Tatimore dhe Ligjore Menaxhimi i Pasurisë, në të gjithë botën.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











