Kosova
Ministritë e Jashtme të Kosovës e Austrisë zhvilluan konsultime politike
Sot, në Prishtinë, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Drejtoreshës së Përgjithshme, Elisabeth Kornfeind, u mbajtën konsultimet politike në mes dy ministrive.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin shumëpalësh dhe zhvillimet rajonale e botërore.
Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për marrëveshjet në proces në fushën e drejtësisë, sigurisë, mbrojtjes dhe tregtisë. Në këtë rast u diskutua për njohjen e vulës apostile, rritjen e numrit të lejeve të transportit dhe mbi marrëveshjen për sigurimet shoqërore.
Sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh, u trajtuan proceset integruese të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian. Zëvendësministri Ahmeti, e falënderoi shtetin austriak për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
Zhvillimet e fundit botërore ishin temë tjetër e diskutimit, ku u bisedua për ndikimin e tyre në rajon e sidomos në fushën e sigurisë. Zëvendësministri Ahmeti shtoi se Kosova është e përkushtuar që të kontribuojë në paqen rajonale dhe botërore.
Në fund të dyja palët theksuan se konsultimet e rregullta politike po shërbejnë në thellimin dhe përparimin e marrëdhënieve dypalëshe.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











