Lajme
Ministri Berset “u dhuron nga 5000 franga” nevojtarëve në fb
"Ka disa javë që hapen faqe dhe profile të reja të rreme në facebook, në emër të ministrit Alain Berset. Emrat ndryshojnë por mashtrimi është gjithmonë i njëjtë”
Një faqe e rreme që pretendonte të ishte e ministrit federal të shëndetësisë, Alain Berset ka qëndruar së fundmi në internet për disa orë. Faqet e tilla tashmë nuk janë raste të izoluara.
Kjo më aktualja tregonte transmetimin e një fjalimi të mbajtur nga Berset në WEF, shkruan 20minuten.ch.
Pranë figurës së tij dukej një numër që nuk mund të identifikohej lehtë, transmeton albinfo.ch. Në këtë postim, përdoruesve u kërkohej të postonin numrin si koment nëse ata mund ta gjenin se cili ishte ai numër.
“Për shkak të pasojave nga koronavirusi, unë u jap para nevojtarëve. 700 njerëzit e parë që zbulojnë numrin e saktë në foto do të marrin 5000 franga zvicerane “cash” prej meje. FALEMINDERIT ?????”
Secilit nga ata që përmbushën këtë kërkesë, iu dërgua menjëherë në një mesazh.
Aty shkruante: “Urime për fitoren tuaj, ju keni të drejtë për 5,000 franga zvicerane. Tani ndiqni udhëzimet për marrjen e dhuratave”. Për ta bërë këtë, duhet të ndani lidhjen në faqen e Facebook në 5-10 grupe brenda 10 minutave të ardhshme…
“Fatkeqësisht, ky nuk është një rast i izoluar”, thotë Emma Brossin, zëdhënëse për media në Departamentin Federal të Punëve të Brendshme (EDI).
“Ka disa javë që hapen faqe dhe profile të reja të rreme në facebook, në emër të këshilltarit federal Alain Berset. Emrat ndryshojnë por mashtrimi është gjithmonë i njëjtë”, thotë Brossin, transmeton albinfo.ch.
“Ne e kontrollojmë këtë rregullisht dhe shpesh informohemi nga qytetarët. Ne i raportojmë llogaritë e tilla të rreme menjëherë në Facebook në mënyrë që ato të shlyhen. Kështu kemi vepruar edhe në këtë rast”.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












