Kosova
“Mesazhet e paqarta” të diplomacisë austriake kundrejt Kosovës dhe Bosnjës
Një muaj pasi ministrja e jashtme austriake Karin Kneissl vizitoi Bosnjën, ajo nga e hëna ndodhet për një udhëtim treditor në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi. Sipas politologut Vedran Dzihic, përmes këtij udhëtimi shefja e dipomacisë vjeneze kërkon të forcojë interesat e Austrisë në rajon, shkruan “WZ”.
Austria prej kohësh vlente si partner i besueshëm politik dhe ekonomik i shteteve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu vendi alpik ka qenë i angazhuar disa herë në fushën e sigurisë të rajonit: Austria ka numrin më të madh të ushtarëve jashtë shtetit në Kosovë, 440 sosh. Por me ndryshimin e qeverisë vitin e kaluar ka “ardhur menjëherë deri te zërat kritikë,” thotë Dzihic.
Pasiguri kosovare ndaj deklaratave të Strache
Zv.kancelari Christian Strache në mes të shkurtit pati deklaruar se “Kosova padyshim është pjesë e Serbisë.” Më vonë ai kontestoi deklaratën. Gjithashtu gjatë vizitës së tij në Bosnjë, shefi i ekstremit të djathtë në Austri, bëri thirrje për pavarësi të Republika Srpska, përcjell albinfo.ch.
Shumë boshnjakë dhe kosovarë janë “akoma të paqartë”, se çfarë përfaqëson politika e jashtme austriake, vijon Dzihic. Në 13 prill do mbahet Konferenca për dhjetë vjetorin e marrëdhënieve mes Austrisë dhe Kosovës. Gjithsesi “ajo çfarë mbetet, janë shprehjet nga Strache”.
“Mesazhe të paqarta”
Kancelari Sebastian Kurz nga partia e djathtë ÖVP pati deklaruar se Ballkani Perëndimor është ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme austriake. Pikërisht këto janë “mesazhe të paqarta” drejtuar rajonit dhe se “testi i vërtetë” i Austrisë do jetë gjysmën e dytë të këtij viti kur merr udhëheqjen e Këshillit Europian, mendon Dzihic: Atje paraqitet 2018 si “vendi i shpresës për integrimin europian të Ballkanit”. Gjithashtu sepse udhëheqja e tanishme, Bullgaria, ka planifikuar një takim të lartë europian për në maj.
Ballkani perëndimor ka problemin e Kosovës, pavarësia e së cilës nuk njihet nga pesë shtete të BE dhe kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Por Dzihic nuk mendon se Austria mund të kishte përsëri një rol “proaktiv dhe projektues” të zgjidhjes së problemeve në Ballkanin Perëndimor.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











