Zhvillim
Mërgimtari nga Juniku ndërton fabrikën në vendlindje
Investitori Krasniqi bëri të ditur se numri i punëtorëve që punojnë në tri kompanitë të cilat janë investime të tij në Kosovë varion nga 110, ndërsa në sezon ky numër i punëtorëve rritet
Të hënën, në komunën e Junikut është përuruar fabrika ‘German Plast’, investim ky i bashkatdhetarit Agron Krasniqi i cili jeton në Gjermani.
Me këtë rast investitori, Agron Krasniqi, bëri të ditur se me investime është prezent në Kosovë tash e tetë vjet ku në vitin 2008 kanë ardhur për herë të parë në Kosovë pasi që kishin parë mundësitë që ofronte Kosova për të bërë biznes, shkruan rtklive.com.
“Ne jemi tash e tetë vjet në Kosovë me investime kryesisht në fushën e infrastrukturës, bujqësi dhe tash me ‘German Plast’. Do të thotë ne kemi filluar si biznes në vitin 1998 dhe në vitin 2008 jemi kthyer në Kosovë meqenëse u hapën hapësirat e të bërit biznes në dhe e kemi parë hapësirën që mundemi sadopak për zhvillimin e Kosovës dhe ndikimin e të ofruarit punësim në territorin e Kosovës, kështu që në 2008 kemi filluar me biznesin si ‘Vëllezërit Krasniqi’ dhe mandej ‘Krasniqi Plant’ dhe së fundi edhe me ‘German Plast’, me kompaninë për përpunimin e gypave”, tha Krasniqi.
Ai ka thënë se numri i punëtorëve që punojnë në tri kompanitë të cilat janë investime të tij në Kosovë varion nga 110, ndërsa në sezon ky numër i punëtorëve rritet. Ai ka shtuar se Ministria e Diasporës ka luajtur rol në të gjithë investitorët që kanë ardhur nga Gjermania në Kosovë.
Duke marrë pjesë në këtë përurim, Ministri i Diasporës, Valon Murati, tha se ky investim është shumë i rëndësishëm për Kosovën sepse nuk është vetëm investim financiar por është edhe investim në dije.
“Ky investim është edhe njëherë dëshmi se diaspora shqiptare, bizneset tona kanë potencial të vijnë të investojnë, kanë vullnet të vijnë të investojnë dhe ky investim nuk është vetëm një investim ta them financiar është edhe investim në dije, është edhe investim në shkathtësi dhe aftësim profesional për atë çka ne kemi shumë nevojë”, tha Murati.
Po ashtu, Murati tha se investimi i këtyre investitorëve është shumë i rëndësishëm pasi që krijojnë mundësi për të hapur tregje jashtë, kjo pasi që i kanë të gjitha mundësitë që prodhimin që e bëjnë në Kosovë ta plasojnë edhe jashtë.
Ndërsa, Vllaznim Kelmendi, nga Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, tha se ky investim i kësaj fabrike është shembulli më i mirë se si të kalohet nga fjalët në vepra dhe se si të investohet në vendin tonë.
“Është shumë me rëndësi duke pas parasysh që vetë Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani është themeluar dhe është krijuar që ti motivojë të gjithë afaristët që janë atje të shumtë të suksesshëm që i kemi edhe anëtarë që të bëjnë investime në Kosovë dhe kjo e ka një rëndësi shumë të madhe për neve si Kryesi e Unionit, ku njëri nga anëtarët e Vëllezërve Krasniqi është edhe nënkryetarë i Unionit që të kalojnë nga fjalët në vepra dhe kjo është sot shembulli më i mirë për të tjerët që si të investohet në vendin tonë”, tha Kelmendi.
‘German Plast’ është kompani gjermano-kosovare për prodhimin e tubave të ujësjellësit. E themeluar si rezultat i një investimi gjerman, përkrahur nga banka gjermane për zhvillim KFW, kompania ‘German Plast’ filloi operimin në vitin 2015 me qendër në Junik. Kompania ofron produktet të një kualiteti të lartë për tregun vendor dhe ndërkombëtar, me makineri të teknologjisë së fundit.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri