Kosova
Memli Krasniqi i thotë “Po” ftesës së Kurtit për takim, LDK e AAK ende nuk kanë vendosur
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur pozitivisht ftesës për një takim pune me kryeministrin Albin Kurti.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili ka thënë se Krasniqi në këtë takim do të diskutojë mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja, për të cilat tha se PDK i sheh si zgjidhje për të dalë nga “kriza në çdo fushë”.
“Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim. Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka thënë Abdullahu.
Ndërkohë nga LDK e AAK ende nuk kanë një qëndrim nëse do të shkojnë apo jo.
Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, njëherit deputet, i cili ka konfirmuar se kanë marrë ftesë për takim, por nuk kanë vendosur ende.
“Konfirmoj që kemi pranuar ftesën e Kurtit”, ka thënë Mustafa për Reporteri.net.
I pyetur nëse kanë marrë vendim të shkojnë në takim apo jo, Mustafa nuk ka treguar duke thënë “ju njoftojmë me kohë”.
Por burime të Reporteri.net brenda LDK-së, kanë thënë se nuk pritet që kryetari i tyre, Lumir Abdixhiku, të shkojë të hënën në takim me Kurtin, pasi arsyeja e ftesës në të vërtetë nuk është për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror, pasi kjo është temë e Kryesisë së Kuvendit, por se kryeopozitarët janë ftuar që në tavolinë më pas të diskutohen çështje të tjera.
Kurse nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk kanë vendosur ende nëse do të shkojnë në takim apo jo.
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se kjo parti është ftuar për takim, por që ende nuk kanë vendosur nëse do të shkojnë në takim me Kurtin.
“Mund të ju konfirmoj që kryetari Ramush Haradinaj bashkë me drejtuesin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kanë pranuar ftesë nga z. Kurti për takim, të hënën në ora 18:30. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes, jemi ende në shqyrtim”, ka thënë ai.
Hera e fundit kur Kurti kishte ftuar në takim opozitën ishte në nëntor të vitit 2022, ku ishte thirrur për të diskutuar rreth situatës në Veri të Kosovës.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











