Kosova
Mehaj merr urdhrin ushtarak nga Forcat e Armatosura të Gjermanisë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është nderuar me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë.
Ai u dekorua nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, përcjell albinfo.ch.
Në këtë ceremoni që u mbajt në rezidencën e ambasadorit gjerman, Rohde, përmes kësaj dekorate u vlerësua lart edhe një herë puna, bashkëpunimi, profesionalizmi dhe angazhimi i ish-ministrit Mehaj në Qeverinë e Republikës së Kosovës përgjatë këtyre 29 muajve që ushtroi pozitën e ministrit të Mbrojtjes.
Të hënën, ish-ministri Mehaj kishte ofruar kërkesën e tij për lirimin nga detyra për arsye familjare. Në vend të tij është emëruar Koloneli Ejup Maqedonci, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












