Shqipëria
Media australiane “9Travel”: Eksploroni vijën bregdetare dhe Alpet mahnitëse të Shqipërisë
Nëse ekziston një destinacion që po përjeton një rritje absolute të popullaritetit dhe numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, është Shqipëria, shkruan Jemima Skelley në revistën australiane “9Travel”.
Vendi regjistroi një numër rekord vizitorësh të huaj – 4,5 milionë në gjashtë muajt e parë të 2024 – një rritje prej 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Me plazhe mahnitëse, ushqim të mrekullueshëm, vendas miqësorë, një kulturë dhe histori të pasur dhe çmime relativisht të lira – nuk është çudi që Shqipëria po kthehet në një pikë të rëndësishme turistike.
Aktivitetet që mund të bëni në Shqipëri
Ju mund të relaksoheni në plazh, të bëni një udhëtim disa ditorë, të notoni në burimet malore ose të humbisni veten në jetën e natës të një qyteti të ri, Shqipëria ofron gjithçka për ju.
Turistët që e vizitojnë vendin e vogël evropian për herë të parë, dhe kanë një muaj kohë për të eksploruar të gjithë vendin – mund të kryejnë disa aktivetete:
Marrin me qira e një varkë për vozitje në ujërat bruz të Ksamilit
Freskohen në ujëvarat e ftohta pas ecjes në afërsi të Thethit
Vizitojnë në muzeun/galerinë e nëndheshme Bunk’Art në Tiranë
Shijojnë ushqimet e freskëta të detit në Rivierën Shqiptare
Eksplorojnë rrugët me kalldrëm të shekullit VI të Gjirokastrës
Ku të qëndroni në Shqipëri
Shqipëria për turistët mund të ndahet në tre zona kryesore: bregdeti, malet dhe Tirana, kryeqyteti.
Nëse jeni pas pushimeve në plazh, plazhet e Sarandës, Ksamilit dhe Himarës janë opsionet më të mira.
Ksamili është një fshat i vogël bregdetar në Rivierën Shqiptare, një vend i qetë ku mund të relaksoheni në pishinë ose plazh gjatë gjithë ditës dhe të shijoni një darkë të këndshme.
Saranda është një qytet i madh dhe një vend i mrekullueshëm për këdo që pëlqen të jetë aktiv.
Himara është një vend turistik, i shkëlqyer për not dhe një udhëtim të thjeshtë.
Për një atmosferë më shumë natyrale, drejtohuni në veri të vendit.
Alpet Shqiptare ofrojnë një sërë shtigjesh për ecje me peizazhe mahnitëse.
Berati një tjetër qytet i madh dhe magjepsës për adhuruesit e historisë është listuar në trashëgiminë e UNESCO-s.
Tirana ia vlen të vizitohet të paktën për disa netë. Qëndroni në qendër të qytetit për të shijuar kulturën dhe jetën e natës dhe merrni teleferikun në mal për te shijuar pamje të mahnitshme.
Çfarë ushqimi të shijoni në Shqipëri?
Mënyra më e mirë për të përshkruar ushqimin shqiptar është se ai është ndikuar nga kuzhina greke dhe italiane – duke ofruar shumë pjata me mish dhe ushqime deti të shijshme dhe të freskëta.
Pjatat që duhet të provoni:
Byreku: një petë e mbushur me djathë, mish dhe perime
Tavë kosi: gjellë kombëtare me mish qengji
Qofte: Qofte shqiptare
Fërgesë: gjizë, speca dhe domate
Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë
Plazhet e Shqipërisë – një nga atraksionet më të mëdha të vendit – i shijoni më së miri gjatë verës, nga maji deri në shtator.
Korriku dhe gushti janë muajt më të ngarkuar të verës. Shumë turistë italianë dynden në Shqipëri në këtë kohë pasi qyteti bregdetar i Sarandes është shumë afër me traget nga Italia.
Prilli dhe maji apo shtatori janë muajt më të mirë për të shmangur turmat e turistëve dhe vapën përvëluese.
A është Shqipëria e lirë për të udhëtuar?
Kur krahasohet me destinacione të ngjashme evropiane, si Franca, Italia, madje edhe Kroacia, Shqipëria është një destinacion shumë buxhetor. Vendi përdor lekun si monedhën e tij, jo euron.
Akomodimi nuk do t’ju kushtojë më shumë se 50 dollarë në natë edhe në vende të këndshme qendrore.
Një vakt kushton rreth 5-10 dollarë, dhe kostoja do të ishte me e lartë vetëm nëse do të zgjidhnit një restorant më të shtrenjtë.
E-Diaspora
-
Në Bernë u mbajt eventi “Kostumet Popullore, Identitet Kombëtar” Gjatë fundjavës, më 25 prill 2026, në ambientet e Kongresszentrum Allresto në Bernë, u zhvillua eventi... -
4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen -
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj













