Integrimi
Më shumë migrantë me diplomë
Përqindja e emigrantëve me diplomë universitare në Gjermani është në rritje
Shumica e emigrantëve të arsimuar vijnë nga vendet e BE-së. Kohët kur imazhi i emigrantëve në Gjermani dominohej nga punonjësit turq nëpër fabrika apo punëtorët polakë në kantieret e ndërtimit kanë marrë fund. Sot në Gjermani vijnë për të gjetur punë mjekë nga Greqia apo inxhinierë nga Spanja. Ky ndryshim vërtetohet tani edhe me statistika. Ndërmjet viteve 2005 dhe 2009 përqindja e emigrantëve me një diplomë universitare është rritur nga 30 për qind në 44 për qind. Ky është dhe rezultati, i një studimi të Institutit për Tregun e Punës dhe Punësimit (IAB) në Nuremberg. Autorët e vlerësojnë si “sukses” që lidhet me liberalizimin e kërkesave për punësimin e punonjësve të kualifikuar, transmeton DW.
Shumica e emigrantëve të arsimuar vijnë në Gjermani nga vendet e BE-së. Kjo korrespondon me vëzhgimin e Herbert Brucker, hulumtuesit të tregut të punës në IAB. Ai sheh si forca lëvizëse të tendencës së migrimit të punëtorëve të kualifikuar, për shembull, iniciativa të tilla si procesi i Bolonjës, pra përpjekjen për të lehtësuar njohjen e kualifikimeve përtej kufijve.
Shumë prej emigrantëve të arsimuar mirë janë studentë që qëndrojnë pasi diplomohen edhe për të gjetur një punë në Gjermani.
Edhe emigrantët që punojnë në Gjermani në punë me kualifikim të ulët, të tilla si hotelieri, ndërtim apo bujqësi, janë jo domosdoshmërisht me shkollim të keq. “Ndoshta shumë nga këta njerëz punojnë nën kualifikimet e tyre”, thotë Brücker.
Nga njëra anë bien nga ana tjetër pengesat bëhen të pakalueshme.
Studiuesi Herbert Brücker Brücker mendon se Gjermania do të vazhdojë të jetë edhe më shumë magnet imigracioni, dhe nga fundi i 2014-s do të tërheqë sidomos njerëz nga Rumania dhe Bullgaria.
Sepse atëherë qytetarët e të dy vendeve të reja në BE do të kenë qasje në tregun gjerman të punës, pa leje pune. Deri tani në Gjermani e ashtuquajtura lëvizja e lirë e punëtorëve nuk vlen për të gjitha vendet e Evropës Lindore.
Herbert Brücker nuk është optimist se emigrantët rumunë dhe bullgarë mund të stabilizohen në tregun gjerman të punës si 80 mijë evropianolindorët që erdhën pas zgjerimin të lëvizjes së lirë të punëtorëve të Bashkimit Evropian në vitin 2011 në Gjermani.
Ndryshe nga frika e politikës se emigrantët mund të bëhen të papunë dhe një barrë për sistemin social gjerman, ata pothuajse të gjithë kanë gjetur punësim.
Ndërsa për disa, portat në tregun gjerman të punës janë hapur, për të tjerët është më e vështirë të gjejnë ndonjë qasje në Gjermani.
“Me rregullin për vendet e treta në Gjermani ka gjithmonë e më pak refugjatë që vijnë”, thotë hulumtuesi i migrimit, Ludger Pries.
Rregulli për vendet e treta të BE-së parashikon që njerëzit duhet të aplikojnë për azil në vendin në të cilin ata hyjnë në Bashkimin Evropian.
Këto janë kryesisht vendet jugore Greqia, Spanja dhe Italia.
Pra fakti që në këtë mënyrë refugjatë me kualifikim të ulët nga vendet në zhvillim, mbahen larg nga tregu i punës gjerman, duhet të mbahet parasysh gjatë debatit euforik për emigrantët e kualifikuar, thotë Pries.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht















