Bota

Mbi 300 të vdekur nga sulmi në xhaminë në Egjipt

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se së paku 130 të tjerë janë lënduar – në një nga sulmet më vdekjeprurëse në historinë e Egjiptit

Së paku 305 persona kanë mbetur të vrarë pasi shumë burra nisën të gjuanin me armë zjarri dhe me bomba në një xhami në Egjipt të premten.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se së paku 130 të tjerë janë lënduar – në një nga sulmet më vdekjeprurëse në historinë e Egjiptit.

Në mesin e të vdekurve rreth 30 janë fëmijë.

Policia ka thënë për “Associated Press” se disa burra kishin gjuajtur me armë drejt besimtarëve myslimanë duke mbuluar ndërtesën e xhamisë me gjak.

BBC shkruan se prokuroria ka bërë të ditur se ishin 30 sulmues në skenë, ndërsa presidenti Abul Fattah al-Sisi ka bërë të ditur se shteti do t’u përgjigjet terroristëve me forcën më të madhe.