Kosova
Mbi 20 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, në bazë të të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 20,467.
MSH njofton se nga fillimi i pandemisë 107,566 qytetarë janë shëruar, ndërsa nga COVID-19 kanë vdekur 2,343 persona.
Një ditë më parë, Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit në Kosovë që kanë qenë të infektuar me koronavirus nuk kanë qenë të imunizuar.
“Të vdekurit nuk kanë qenë të vaksinuar apo kanë qenë të vaksinuar vetëm me një dozë. Kemi vetëm një rast ku një person ka vdekur, edhe pse ka marrë dy doza të vaksinës, e që dozën e fundit e kishte marre një javë para vdekjes, por gjendje e saj ishte rënduar nga sëmundjet e zemrës që ka pasur”, ka deklaruar Isme Humolli.
Zyrtarja e OBSH-së thotë se fatkeqësia e këtij virusi është se ai e ndryshon strukturën e tij antigjenike.
“Varianti “Delta” është shumë infektues dhe sulmon kryesisht grupmoshat e reja…Ky virus është shumë i paparashikueshëm. Pra, një person mund të mos ketë asnjë sëmundje përcjellëse dhe me infektimin nga ky virus mund edhe të pësojë vdekjen”, tha ajo.
Humolli thotë se Kosova është në rrugë të mirë me procesin e vaksinimit.
Megjithatë ajo thotë se do të ishte mirë që të shtohen pikat e vaksinimit në mbarë vendin.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











