Lajme
Pritet rënie e të infektuarve nga koronavirusi
Ndërsa numri të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në më shumë se 1 mijë veta, dy zyrtarë të lartë shëndetësorë në provincën Hubei, që është epiqendra e shpërthimit të virusit, janë shkarkuar nga detyra. Situata atje vazhdon të jetë alarmante. Megjithatë një epidemiolog kinez parashikon se virusi do të vihet nën kontroll brenda këtij muaji.
Sipas epidemiologut të njohur kinez, Zhong Nanshan, brenda pak ditësh pritet të përmirësohet situata me koronavirusin vdekjeprurës.
“Kemi bërë parashikimet bazuar në zhvillimet e ditëve të fundit, rrezikun dhe ndërhyrjen e fortë nga qeveria kineze. Prandaj mendojmë se kulmi do të arrihet në mes ose në fund të muajit shkurt. Do të qëndrojë ashtu për disa ditë dhe pastaj shifrat do të bien. Ditëve të fundit, ndonëse në Wuhan situata ndryshon vazhdimisht, në provinca të tjera numri i të infektuarve po bie gradualisht, ky është lajm i mirë për ne”, tha ai.
Zoti Nanshan tha se Kina duhet të mësojë nga përhapja e kësaj epidemie.
“Kina duhet të krijojë një ligj shumë të rreptë. Duhet të ndalohet mbajtja ose ngrënia e kafshëve të egra. Kjo mund të jetë një pikë shumë e rëndësishme, sepse pikërisht kjo besoj se shkaktoi koronavirusin e fundit”, tha epidemiologu Nanshan.
Televizioni shtetëror kinez njoftoi të martën për shkarkimin e dy zyrtarëve më të lartë të Komisionit shëndetësor në provincën Hubei.
Vendimi vjen një ditë pasi u raportua për 103 vdekje të reja në këtë provincë, duke e çuar në 1 mijë e 17 numrin total të të vdekurve.
Miliona njerëz ndodhen në karantinë. Banorët po ankohen për mungesë ushqimesh.
Gjithsej në Kinë numri i të prekurve me virusin është 43 mijë.
Presidenti kinez, Xi Jinping, vizitoi pacientët në Pekin dhe kërkoi masa shtesë kundër virusit.
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se alarmi është rritur sidomos pas rasteve në Britani dhe Francë, ku janë hasur të infektuar që nuk kanë udhëtuar në Kinë.
Britania e shpalli virusin kërcënim serioz pas raportimit të katër rasteve të reja, që e çon në 8 numrin e të prekurve.
Deklarata e ministrit britanik të Shëndetësisë, Matt Hancock, i jep autoritet qeverisë të izolojë njerëzit.
Vdekshmëria nga koronavirusi është më e lartë krahasuar me epideminë e SARS-it në vitet 2002-2003, kur besohet se 774 persona vdiqën, ndërsa 8 mijë e 100 u infektuan, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun Në sheshin kryesor të qytetit Thun, Kantoni i Bernës në një organizim festiv, shumë njerëz kalimtarë...
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
Jeta në Austri
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri? Pandemia e Covid-19 solli një epokë të re të mundësive të punës në distancë, por të...
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998