Lajme
Doreza elektronike për monitorimin e të karantinuarve në Korenë e Jugut
Zyrtarët e Koresë së Jugut janë duke menduar të fusin në përdorim dorëzat elektronike, me qëllim që të mund të monitorojnë sa më shumë njerëz në vetizolim, me shpresën se do të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë, Jun Tae-ho, ka thënë sot se pajisje të tilla ndihmojnë që të gjurmohen dhe kontrollohen më lehtë personat që janë vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre.
Numri i personave të futur në karantinë është rritur dukshëm nga java e kaluar, kur Koreja e Jugut filloi përgatitjen e karantinimit 14-ditor për të gjithë pasagjerët që vijnë nga jashtë, me qëllim të parandalohet përhapja e infeksionit.
Sipas zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sigurisë, Li Biong-Ceol, më shumë se 46.500 persona janë futur në vetëizolim sipas të dhënave të ditës së djeshme, përfshirë 38.400 që së fundmi kanë ardhur nga jashtë. Ai tha se ky numër do të mund të shkon nga 80 deri në 90 mijë.
Personat që futen në karantinë detyrohen të instalojnë aplikacionin, me të cilin paralajmërojnë autoritetet kur ata largohen nga shtëpia apo në ndonjë vend tjetër ku ata qëndrojnë. Por, ky aplikacion nuk mjafton kur ata vendosin t’i fikin telefonat apo të ndalin sistemin e gjurmimit GPS.
Li gjithashtu ka pranuar se policia e Koresë së Jugut është vënë pas 70 personave që kanë shkelur rregullat e karantimit.
Kujtojmë që ky vend sot ka regjistruar 47 raste të reja me koronavirus dhe gjashtë të vdekur, që në total numri i personave të infektuar ka shkuar në 10.331, kurse i atyre të vdekur në 192.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













