Kosova
Martens: Lëvizje e jashtëzakonshme e Kosovës në minutat e fundit për anëtarësim në KiE
Kosova njofton zyrtarisht Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin
Mësohet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert, përcjell albinfo.ch.
I njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji.
E gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens, këtë e ka quajtur “lëvizje të jashtëzakonshme të minutës së fundit” lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin, frymëzuar nga FES, të cilin do ta dorëzojë në Kushtetuese.
“Lëvizje e jashtëzakonshme e minutës së fundit në Kosovë lidhur me anëtarësimin në Këshill të Evropës”, shkruan Martens.
Ai thekson se Friedrich Ebert Stiftung është “themeli” i SPD-së (Partia Social Demokrate), të afërt me kancelarin Olaf Scholz dhe njerëzve të tij, disa prej të cilëve deri më tani hezitonin për këtë çështje.
“Por, nëse fondacioni juaj prodhon ide të mira…”, shkruan Martens.
Remarkable last-minute-move on 🇽🇰application for CoE membership. Note that the Friedrich Ebert Stiftung is the foundation of the SPD & thus close to chancellor Scholz & his people, some of whom so far were reluctant on the issue. But if your own foundation produces good ideas… https://t.co/2DEZTRbEhA
— Michael Martens (@Andric1961) May 16, 2024
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












