Tematike
Marrëveshje me prindërit për detyrimet ndaj shkollës
Nuk janë vetëm nxënësit që u shkaktojnë kokëçarje mësuesve, pasi edhe prindërit e nxënësve janë jo më pak problematikë kur bëhet fjalë për përmbushjen e detyrimeve që kanë edhe ata ndaj shkollës
Prindërit që kanë fëmijët në shkollë duhet të zotohen, edhe përmes nënshkrimit të marrëveshjes me shkollën, se do t`i përmbushin detyrimet që kanë në raport me shkollën dhe fëmijët e tyre. Këtë e ka kërkuar kryetari i Konferencës së drejtorëve të edukimit në Zvicrën gjermane, Chrisian Amsler dhe me këtë ide ka ngjallur debat të gjerë në qarqet shkollore dhe përgjithësisht në mediet zvicerane.
Nuk janë vetëm nxënësit që u shkaktojnë kokëçarje mësuesve, pasi edhe prindërit e nxënësve janë jo më pak problematikë kur bëhet fjalë për përmbushjen e detyrimeve që kanë edhe ata ndaj shkollës.
Një fenomen që paraqitet gjithnjë në ditën e parë të shkollës (që në shumicën e kantoneve është sot) është mungesa e një numri nxënësish, pasi që ata, me prindërit e tyre ende nuk janë kthyer nga pushimet verore.
Ky është vetëm njëri nga shembujt tipikë të neglizhimit të qëllimshëm që prindërit u bëjnë detyrimeve të tyre kundrejt shkollës. Por prindërit po ashtu gjithnjë më tepër neglizhojnë mbledhjet me prindërore terminet për bisedë me mësuesit e fëmijëve të tyre. Ata po ashtu i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë të lodhur ose u japin ëmbëlsira dhe pije me sheqer, përkundër faktit se shkolla insiston në ushqimin e shëndetshëm.
Këto janë disa nga shkaset që kanë shtyrë kryetarin e Konferencës së drejtorëve të edukimit në Zvicrën Gjermane Christian Amsler (nga FDP) që të propozojë një mjet të ri detyrues ndaj prindërve. Ai kërkon që prindërit ë nënshkruajnë marrëveshje me shkollat.
“Unë jam për atë që këto marrëveshje prindërish të aplikohen në të gjitha kantonet, me ç`rast kompetenca për to do të jetë e kantoneve. Prindërit kanë detyrime të cilave duhet t`u përmbahen për të mirën e fëmijëve ë tyre. Marrëveshja është një sinjal i rëndësishëm për prindërit”, ka thënë Amsler për Sonntagsblick dhe është transmetuar nga shumica e medieve zvicerane në gjuhën gjermane.
Por, ajo që kërkon Amsler, në kantonin e Solothurnit njihet qëmoti, shkruan 20minuten.ch. Në marrëveshjen që prindërit e nxënësve nënshkruajnë me shkollat në komunën Zuchwil, detyrohen veç tjerash që fëmijës t`i sigurojnë një vend të qetë për kryerjen e detyrave të shtëpisë, materialin e nevojshëm dhe kohën e nevojshme për t`i kryer detyrimet e shkollës. Po ashtu marrëveshja i obligon prindërit që të informohen edhe në lidhje me ecurinë e përditshmërisë shkollore, rezultatet dhe problemet e fëmijës, pastaj për vijimin e mësimeve nga ana e tij si dhe pjesëmarrja në mbledhjet me prindër.
Sipas drejtorit të shkollës në Zuchwil, përvojat e para janë trimëruese. “Qëkur kemi filluar me marrëveshjet, 80 për qind e prindërve marrin pjesë në mbledhjet me prindër, ndërsa më herët pjesëmarrja ka qenë 60%”. Ai thotë më tutje se shumë prindër që vijnë nga vende të huaja dhe të tillë që janë madje edhe analfabetë, nuk e dinë fare se ata mund të jenë bashkëpjesëmarrës në aktivitetet shkollore. Shumë të tjerë janë të mbingarkuar dhe u nevojitet mbështetje.
Ndërsa sipas drejtorit të entit arsimor të Soloturnit, Andreas Walter, marrëveshjet me prindërit janë edhe njëfarë lehtësimi për mësuesit. “Kështu, kur shpërthen ndonjë konflikt, mësuesit kanë në dorë një mjet detyrimi. Që nga hyrja në fuqi e këtyre marrëveshjeve ne kemi më pak probleme”.
Marrëveshjet me prindërit pëlqehen edhe nga Federata e Mësuesve Zviceranë (LCH). Siç e thotë Jürg Brühlmann nga kjo federatë “Është e mirëseardhur që rregullat të cilat vlejnë në shkollë të nënshkruhen edhe formalisht në një marrëveshje në mes të nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve”, thotë ai.
Ndërsa kryetari i Federatës së drejtorëve të shkollave, Bernard Gertsch tërheq vërejtjen se, sipas tij, qasja me prindërit është bërë më e vështirë se më parë. “Ka gjithnjë më tepër prindër që marrin menjëherë anën e fëmijës së tyre dhe shprehin dyshime ndaj mësuesit. Në rastet ekstreme ata madje kërcënojnë edhe me avokat”.
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












