Lajme
Maqedonia e Veriut regjistron disa mutacione të koronavirusit
Maqedonia e Veriut ka regjistruar disa mutacione të koronavirusit të ri, por që nuk janë të ngjashëm me variantin e ri të virusit që është paraqitur në Britani të Madhe. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke theksuar se format e reja të detektuara nga laboratorët e Akademisë së Shkencave nuk paraqesin rrezik shtetë për qytetarët dhe institucionet shëndetësore.
“Që nga stina e verës (2020), tek ne janë zbuluar gjashtë apo shtatë mutacione gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut. Nuk janë të ngjashëm me variantin e ri të koronavirusit të ri në Britani të Madhe”, theksoi Filipce.
Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinat e para anti COVID-19 pritet të arrijnë në Maqedoninë e Veriut pas dy javësh ndërsa u shpreh i bindur se pas muajit shkurt do të ketë normalizim sa i përket furnizimit me vaksina.
“Vaksinat tani më janë rezervuar për vendin tonë dhe bazuar në dinamikën e shpërndarjes presim që dozat e para të arrijnë në shkurt. Sipas planit të kompanisë Pfizer, me rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese dhe të kompanive tjera që janë pjesë të programit “COVAX” unë besoj se pas muajit shkurt do të kemi një proces të shpërndarjes gjithkund dhe me një dinamikë të vazhdueshme”, ka deklaruar Filipçe, raporton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Ai gjithashtu ka njoftuar lehtësimin e masave shtrënguese pas 21 janarit. Objektet e gastronomisë dhe lokalet tjera do të punojnë deri në orën 21:00, në vend të orës 18:00.
Maqedonia e Veriut, që nga muaji mars 2020, ka diagnostifikuar me COVID-19 gjithsej 87.590 persona, prej të cilëve 2.657 kanë vdekur, ndërsa 68.695 janë shëruar kurse raste aktive janë 16.238 persona.
Që nga paraqitja e rastit të parë, në Maqedoninë e Veriut janë testuar mbi 423 mijë persona.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












