Maqedonia
Maqedoni: Raportohen probleme në regjistrimin e diasporës
Ankesa pa fund kanë arritur në redaksinë e TV21 në lidhje me regjistrimin e diasporës. Problemet kryesisht janë teknike, pasi mërgimtarët edhe pse i fusin të dhënat e sakta dhe të kërkuara, sërish aplikimi u refuzohet.
Se dinë të realizojnë procesin e regjistrimit, këtë e dëshmojnë me faktin sepse paraprakisht kanë regjistruar miqtë dhe të afërmit e tyre.
“Po, normal, kam regjistruar shumë të tjerë dhe hiq pa asnjë problem, por ja që veten dhe familjen time nuk mundem”, tha A.M. nga Heliborni i Gjermanisë, përcjell Albinfo.ch.
Thonë se po përdorin edhe IP adresa të ndryshme dhe kanë kërkuar ndihmë në linjat telefonike, megjithatë, regjistrimi sërish i pasuksesshëm.
“I kam kontaktuar një javë resht, më thonin se do të na informojnë brenda 24 orëve, po asnjë përgjigje. Në fund, pas një jave më thanë se do të duhet të ju regjistrojë ndokush në vendlindje, shkaku se kemi probleme të shumta dhe se unë nuk jam i vetmi. Kam përdorur IP adresa të ndryshme. Të tjerët i kam regjistruar nga IP adresat e tyre, veten dhe familjen nga e imja. Të tjerët kaluan me sukses, kurse unë nuk arrij të regjistrohem”, tha më tej A.M.
Mërgimtari, shpreh shqetësimin e tij, se me këto pengesa bëhet “mundohen të na heqin qafe”.
TV21 ka dërguar pyetje te Enti Shtetëror i Statistikave dhe te “Regjistrimi2021”, mirëpo nga atje pa përgjigje.
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












